Dil nga lundrimi kryesor

Të Thirrur Për Të Shërbyer

Të Thirrur Për Të Shërbyer

Të shërbesh si misionar me kohë të plotë është një privilegj dhe një detyrë e shenjtë. Shqipëria ka një numër të madh të cilët kanë shërbyer me kohë të plotë. Nga viti 1992 nga Shqipëria kanë shërbyer si misionar me kohë të plotë në vënde të ndryshme mbi 150 misionar, 53 prej të cilëve pas vitit 2012.

Presidenca e Kunjit në një mbrëmje të vecantë ritakimi, kishte përgatitur disa korniza dhe foto me shumë prej misionarëve nga Shqipëria që kanë shërbyer në vënde të ndryshme të botës, të cilat u vendosën në një kënd të vecantë në qëndrën e institutit, dedikuar të gjithë atyre që kanë shërbyer për shpërndarjen e ungjillit të Jezu Krishtit. Cifti Abrahamson, Fiorald Ismaili, Macall Herpich dhe John Moore ndihmuan në këtë aktivitet.

WhatsApp Image -03-13 at .14.jpeg

Shqipëria aktualisht ka 7 misionarë që po shërbejnë me kohë të plotë nëpër vënde të ndryshme.

  • Motra Esiona Alushaj - Misioni Jugor i Londres, Angli

  • Motra Ema Gjika - Misioni Birmingham, Angli

  • Motra Adelajda Gjikaj - Misioni Leeds, Angli

  • Motra Pamela Gjonca - Misioni Manchester, Angli

  • Elder Filjo Isufaj - Misioni Adriatiku Jugor

  • Motra Xhesiana Lakaj - Misioni Salt Lake City, Utah

  • Elder Aleksandër Coka - Përkohësisht Misioni Adriatiku Jugor - Pas marrjes së vizës Misioni Botswana/Namibia/Afrika e Jugut

Me datë 15 Mars 2017 përfundoi me sukses misionin Elder Sabrian Cani, i cili shërbeu në misionin Adriatiku Jugor. Gjithashtu Motra Ilva Beraj do të nisë së-shpejti misionin e saj dhe Elder Leonard Jakaj sapo mori thirrjen e tij për të shërbyer në misionin e Adritakut Jugor.

Elder Isufaj, i cili po shërben si misionar me kohë të plotë në misionin e Adriatikut Jugor, ndan këtë dëshmi dhe ftesë me të gjithë të rinjtë:

“Unë e di dhe dëshmoj se me të vërtetë kjo është puna e Zotit… Une e di dhe ju dëshmoj se kjo punë është e mrekullueshme dhe ftoj të gjithë ata që kanë mundësinë të bëjnë një mision, të mos i mohojnë vetes të tilla bekime dhe mësime . Unë ju premtoj se Zoti do ju rafinoj dhe do ju bëj më të vërtetë dishepujt e Tij”.