Dil nga lundrimi kryesor
Një Ditë në Jetën e një Misionari Shenjtor të Ditëve të Mëvonshme

Takohuni me Misionarët Mormonë

Missionaries-4
Missionaries-2

Çfarë është mormonizmi?

Nëse jeni si shumica e njerëzve që kanë dëgjuar për mormonët, ju ndoshta jeni pak kureshtar rreth mënyrës se si janë mormonët në të vërtetë. Shumë njerëz nuk e dinë se emri zyrtar i Kishës Mormone është Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe disa njerëz gabimisht e mendojnë mormonizmin si një fe vetëm amerikane. Në fakt, ka miliona anëtarë të Kishës dhe dhjetëra mijëra misionarë në mbarë botën (shih “Worldwide Church” pjesa Facts and Statistics te mormonnewsroom.org). Mormonët adhurojnë Jezu Krishtin dhe e konsiderojnë Atë të jetë Zoti dhe Shpëtimtari i tyre.

Ka mundësi që të ketë anëtarë dhe misionarë nga Kisha e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në vendin tuaj, ndoshta edhe në qytezën apo qytetin tuaj. Nëse shihni dyshe të rinjsh dhe të rejash të veshur pastër, me etiketa emri, duke ngarë biçikletat përreth zonës suaj, ka shumë mundësi që ata të jenë misionarë mormonë.

Missionaries-6

Kush janë misionarët mormonë?

Misionarët mormonë apo shenjtorë të ditëve të mëvonshme, janë anëtarë të rregullt të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët zgjedhin të shpenzojnë 1,5 deri në 2 vite duke u dhënë mësim të tjerëve rreth ungjillit të Jezu Krishtit. Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme janë vullnetarë të papaguar, kohëplotë, të cilët kanë zgjedhur të jenë shërbëtorë të Jezu Krishtit.

Shumica e misionarëve janë beqarë, të rinj dhe të reja midis moshës 18 dhe 25 vjeç. Ndonjëherë, çifte të martuara, të dala në pension, zgjedhin gjithashtu të shërbejnë në misione. Të gjithë misionarët mormonë mbajnë etiketa emri (të cilat përfshijnë si emrin e misionarit ashtu edhe [emërtimin] “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”), por jo të gjithë misionarët e ngasin biçikletën. Disa misionarë ngasin makinën ose ecin dhe të tjerë përdorin transportin publik (shih “10 Things to Know about Mormon Missionaries”, mormon.org/chat).

Missionaries-5

Si është dita e një misionari?

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme punojnë në grupe me të paktën dy veta. Këto grupe quhen dyshe misionarësh. Dyshet e misionarëve jetojnë dhe punojnë së bashku – dhe puna misionare është e vështirë!

Oraret e misionarëve shenjtorë të ditëve të mëvonshme ndryshojnë në varësi të kulturës së vendit ku po shërbejnë. Megjithatë, misionarët bëjnë të njëjtat lloje gjërash, edhe pse mund t’i bëjnë në kohë të ndryshme të ditës. Një ditë tipike e misionarit përfshin ngritjen herët për t’u lutur e për t’u ushtruar dhe më pas përfshin studimin e Biblës, të Librit të Mormonit e të shkrimeve të tjera të shenjta dhe të burimeve të Kishës. Nëse misionarët po shërbejnë në një vend ku flitet një gjuhë tjetër nga gjuha e tyre amtare, ata shpenzojnë kohë edhe për të studiuar gjuhën e vendit mikpritës (shih “More Flexibility Announced for Mormon Missionary Daily Schedules”, mormonnewsroom.org). Ata e kalojnë pjesën e mbetur të ditës duke bërë pjesën më të rëndësishme të punës së tyre si misionarë: duke u dhënë mësim njerëzve rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij dhe duke u shërbyer të tjerëve. Pas një dite të vështirë pune, misionarët kthehen në shtëpi, gati për të bërë të njëjtën gjë të nesërmen.

Missionaries-6

Përse misionarët e bëjnë atë që bëjnë?

Misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme shërbejnë për shkak se i duan Perëndinë dhe bashkëqeniet e tyre. Ata nuk marrin asnjë pagesë për shërbimin e tyre. Ata sinqerisht besojnë se Perëndia i do fëmijët e Tij dhe dëshiron që ata të mësojnë rreth Tij. Ata duan t’i ndihmojnë njerëzit të gjejnë kuptim, qëllim dhe drejtim në jetën e tyre. Ata duan gjithashtu që t’i ndihmojnë njerëzit të ndiejnë gëzimin që vjen nga zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë. Për të zbuluar më shumë rreth mormonizmit apo mënyrës se si të takoheni me misionarë shenjtorë të ditëve të mëvonshme në zonën tuaj, vizitoni mormon.org.