Dil nga lundrimi kryesor

Takim Shpirtëror me Plakun Engbjerg dhe Presidentin Owen

Owen and Engbjerg/DSC01312.JPG

Ditën e shtunë datë 11 nëntor 2017, Plaku Torben Engbjerg, I shtatëdhjetë zonal për Ballkanin si dhe Presidenti Stephen W. Owen, Presidenti i përgjithshëm i të rinvje të kishës patën një takim shpirtëror me të rinjtë dhe udhëheqës të kunjit të Tiranës Shqipëri. Plaku Engbjerg dhe Presidenti Owen shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre.

Plaku Torben Engbjerg u emërua një Shtatëdhjetë Zonal dhe një anëtar i Kuorumit të Tretë të Të Shtatëdhjetëve në konferencën e përgjithshme të tetorit 2017. Plaku Engbjerg ka shërbyer në një numër thirrjesh në Kishë, duke përfshirë si misionar kohëplotë në Misionin e Anglisë në Londër, këshilltar në një presidence e kunjit, peshkop, president i Misionit të Polonisë në Varshavë dhe këshilltar i lartë.

Stephen W. Owen u thirr si Presidenti i Përgjithshëm i të Rinjve më 4 prill 2015. Shërbimi i tij i mëparshëm ne Kishë përfshin shërbimin si misionar me kohë të plotë në Misionin e Teksasit të San Antonios, president i misionit të Arkadisë në Kaliforni, president kunji, këshilltar në një presidencë e kunjit, peshkop, këshilltar i lartë, kapiten i djemve skautist të Amerikës, rektor i të rinjve, dhe presidenti i kuorumit të pleqve.

Ata sëbashku me bashkëshortet e tyre folën dhe ndanë dëshmitë e tyre mbi këtë ungjill të mrekullueshëm, ndanë eksperiencat e tyre të njohjes me ungjillin si edhe u takuan personalisht me të gjithë pjesëmarresit në këtë takim shpirtëror.