Dil nga lundrimi kryesor
Dy udhëheqës të rinj emërohen në Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve

Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme Mbështetin Presidencën e Re të Parë në një Asamble Solemne.

solemn-assembly

Presidenti Rasëll M. Nelson u mbështet të shtunën, më 31 mars 2018, si profet, shikues, zbulues dhe si President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme gjatë një asambleje solemne të anëtarëve të Kishës në mbarë botën.

Dallin H. Ouksi u mbështet si Këshilltar i Parë dhe Henri B. Ajringu si Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë – trupa më e lartë qeverisëse e Kishës.

Presidenca e re e Parë u emërua dhe iu paraqit medias më 16 janar, por sesioni i paradites të së shtunës të konferencës së përgjithshme të Kishës, që zë fill nga Qendra e Konferencave në Solt‑Lejk‑Siti, ishte mundësia e parë që shenjtorët e ditëve të mëvonshme në mbarë botën ta mbështetnin haptazi udhëheqjen e tyre të re.

U dha njoftim gjithashtu për dy anëtarë të rinj të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve gjatë asamblesë solemne të paradites të së shtunës. Plaku Gerit W. Gong dhe Plaku Ulises Soaresh u mbështetën si anëtarët më të rinj të atij kuorumi. Ata mbushin vendet e lëna bosh nga vdekja e Presidentit Tomas S. Monson dhe e Plakut Robert D. Hejls.

Gong-Gerrit
Elder Gerrit W. Gong
Soares-Ulisses
Elder Ulisses Soares