Dil nga lundrimi kryesor

Mësueses nga Shkodra i Jepet Çmimi për Vlerat Familjare i Shqipërisë, për Vitin 2016

Mësueses nga Shkodra i Jepet Çmimi për Vlerat Familjare i Shqipërisë, për Vitin 2016

Liljana Luani, një mësuese në shkollën “Pashko Vasa” në Shkodër, mori Çmimin për Vlerat Familjare nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për përkushtimin e saj në mësimdhënien ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre në zona të thella të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes. Çmimi u paraqit në mbyllje të ekspozitës me titull “Ngjyrat e Familjes Sime” në Muzeun Historik Kombëtar të premten, më 10 shkurt 2017. 

“Znj. Luani nuk i është përkushtuar vetëm mësimdhënies për fëmijët, por veçanërisht ndihmës ndaj fëmijëve dhe familjeve të ngujuara në Shkodër dhe Kukës duke ndikuar në breza te fëmijët dhe familjet e tyre”, tha Medlir Mema, udhëheqësi vendor i disa bashkësive të Kishës [Presidenti i Kunjit Tiranë Shqipëri], i cili paraqiti çmimin.

“Ky përkushtim e ka bërë atë që t’i japë vullnetarisht shoqërisë shqiptare duke sakrifikuar dhe duke rrezikuar veten në zonat e thella dhe të veçuara. Ajo u ka dhënë mësim atyre pjesëve të shoqërisë shqiptare që aktualisht janë të harruara dhe pa përkrahje”, tha Blerina Agalliu, Drejtore Kombëtare e Kishës në Shqipëri për Çështjet Publike.

“Puna e saj me këta fëmijë tregon se ka një mënyrë më të mirë për ta ndërprerë ciklin e dhunës e të vuajtjes. Kisha e përkrah përpjekjen dhe zotimin e saj dhe e përgëzon për mirësinë dhe përkushtimin e saj”, tha Mema.

Dyzet artistë nga vendi i ekspozuan punimet e tyre duke nxjerrë në pah familjet dhe vlerën që kanë familjet në jetën e tyre. Dy prej këtyre artistëve morën edhe cmim për punimet më të bukura.

Ambra Dodaj - Artiste Piktore

Ambra Dodaj - Artiste Piktore
Artistja Ambra Dodaj.jpg

Natasha Bega - Artiste Piktore

Natasha Bega - Artiste Piktore
Artistja Natasha Bega.jpg

Shihni hallkën lidhëse më poshtë për pasqyrimin në TV:

1 - Ekspozita 'Ngjyrat e Familjes Sime' - UTV

2 - Ekspozita 'Ngjyrat e Familjes Sime' - Top Channel

3 - Ekspozita 'Ngjyrat e Familjes Sime' - Vizion+