Lajme nga Shqipëria - 12. nntor 2011 |
Çdokush që e njeh historinë e krishtërimit, e di se ka qenë një çështje mjaft e ndërlikuar. Fjala “i krishterë” fillimisht u përdor gjatë kohëve të Dhiatës së Re (shih Veprat e Apostujve 11:26) për të përshkruar dishepujt të cilët pranuan mesazhin dhe shëlbimin e Jezu Krishtit. Tani pas dy mijëvjeçarëve, krishtërimi ka përballuar shekuj ndryshimi dhe ka kaluar periudha rritjeje, përndjekjeje, reformimi, përçarjeje, globalizmi dhe të tjera. Ndërsa për besimtarët e frymëzuar të çdo race dhe kombësie, krishtërimi ka marrë një mori formash dhe ka çuar përpara një shumëllojshmëri doktrinash. Si rezultat, pyetjet rreth asaj se cili duhet të quhet i krishterë dhe cili jo, nuk duhet të vazhdojnë të diskutohen nga disa brenda botës fetare.
Besimet fetare nuk janë më çështje të lehta dhe është shumë e drejtë që ato merren seriozisht. Por prapëseprapë, bashkëbisedues të sinqertë dhe me qëllime të mira ndonjëherë, sipas fjalëve të presidentit të Seminarit Fuller, Riçard J. Muv, “janë keqkuptuar”, për shkak të lenteve të tyre të ndryshme doktrinore.
Për disa në traditën e krishterë, krishtërimi i një individi përcaktohet kryesisht nga kufijtë teologjikë. Prandaj, një person duhet t’i përmbahet një tradite teologjike që rrjedh nga besime të formalizuara ose deklarata të besimit (të tilla si Nisin Crid [Besim i përdorur në liturgjinë e krishterë, miratuar në qytetin e Nikeit] dhe formulimi Kalsedonisë [përfundim teologjik i Këshillit Ekumenik të mbajtur në Kalsedoni) të hartuara disa shekuj pasi vdiq Jezu Krishti dhe u shkrua Dhiata e Re.
Ka ndryshime midis besimeve post-biblike dhe mësimeve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Më veçanërisht, shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se Perëndia Ati, Jezu Krishti dhe Fryma e Shenjtë janë një në vullnet dhe qëllim por nuk janë vërtet një qenie, siç sugjerojnë konceptet e besimit të Trinisë së Shenjtë. Gjithashtu, anëtarët e Kishës besojnë në “apostujt dhe profetët” e gjallë (Efesianëve 2:20) dhe në një kriter më të hapur të shkrimeve të shenjta, të cilat përfshijnë si Dhiatën e Vjetër dhe atë të Re të Biblës edhe Librin e Mormonit, si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit.
Kur përshkruhet Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si një kishë jo e krishterë, te çdo dëgjues përhapet një ide e gabuar se ka diçka tjetër përveç Jezu Krishtit në zemrën e besimit Mormon.
Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, Jezu Krishti është Shpëtimtari i gjithë njerëzve, Biri hyjnor i Perëndisë. Ai është i njëjti Jezu Krisht i Dhiatës së Re, që dha mësim rreth besimit dhe rreth dashurisë për Perëndinë dhe njerëzimin. Jezu Krishti -- jo Moisiu, as Pali apo Jozef Smithi - është objekti i besnikërisë dhe adhurimit të mormonëve. Siç dha mësim vetë Profeti Jozef Smith: “Parimet themelore të besimit tonë janë … në lidhje me Jezu Krishtin, që Ai vdiq, u varros, u ngrit sërish ditën e tretë dhe u ngjit në qiell; dhe gjithë gjërat e tjera që i përkasin besimit tonë janë vetëm shtojca të kësaj”.
Ky është me të vërtetë realiteti i përditshëm i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme. Jezu Krishti është përherë përparësia dhe qendra në jetën e anëtarëve ushtrues të besimit. Për shembull, sa herë që mormonët i luten Perëndisë, ata e bëjnë atë në emrin e Jezu Krishtit. Pagëzimi me anë të zhytjes, sipas simbolizimit të vdekjes dhe ringjalljes së Jezu Krishtit, tregon hyrjen e një personi në besim. Sakramenti (çka traditat e tjeta të krishtere e quajnë bashkësi) administrohet çdo javë në shërbimet e së dielës për anëtarët që të reflektojnë mbi mëshirën e Jezu Krishtit. Kur shenjtorët e ditëve të mëvonshme kërkojnë falje, ata e bëjnë këtë nëpërmjet sakrificës shlyese të Jezu Krishtit. Ata u shërbejnë të varfërve e nevojtarëve dhe japin nga koha e të hollat e tyre në përpjekje të shumta ndihmuese humanitare në mënyrë që të ndjekin mësimet e Krishtit. Figura të Krishtit zbukurojnë shtëpitë e mbledhjeve dhe tempujt e besimit. Udhëheqësit dhe anëtarët e Kishës dëshmojnë për vërtetësinë dhe hyjnueshmërinë e Jezu Krishtit. Biri i Perëndisë shfaqet në emrin zyrtar të Kishës: “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme”. Ndërsa disa të huaj i njohin shenjtorët e ditëve të mëvonshme si mormonë, anëtarët e njohin veten si pjesë të Kishës së Krishtit.
Me më të mirën e tyre, në sjelljet, bisedat, mendimet dhe identitetin e tyre, shenjtorët e ditëve të mëvonshme pasqyrojnë Krishtin dhe mësimet e Tij. Nëse e pyesni një anëtar/e se çfarë do të thotë t’i përkasësh Kishës, ai ose ajo do t’ju thotë se me siguri do të thotë të besosh në Jezus si Shpëtimtari i botës dhe ta ndjekësh Atë.
Për shenjtorët e ditëve të mëvonshme, të qenit i krishterë do të thotë të qenit një dishepull i Jezu Krishtit, duke e dashur dhe duke e adhuruar Atë mbi gjithçka. Do të thotë të çmosh Krishtin dhe të përqendrosh jetën në mësimet e Tij nga Dhiata e Re. Do të thotë të luftosh për të jetuar atë lloj jete që Krishti urdhëroi, duke e nderuar Atë me fjalë dhe vepra. Ky është përkufizimi i një të krishteri dhe nuk ka dyshim që shenjtorët e ditëve të mëvonshme -- që i japin formë jetës së tyre sipas modelit të të gjithë këtyre gjërave -- i përkasin vathës së Krishtit.
Për të mësuar më shumë rreth asaj se si shenjtorët e ditëve të mëvonshme e adhurojnë Jezu Krishtin, lexoni deklarën zyrtare të Kishës mbi Shpëtimtarin, të titulluar “Krishti i Gjallë: Dëshmia e Apostujve”.
03 nëntor 2011 -- Redaksia e SHDM në Solt-Lejk-Siti