Lajme nga Bota - 24. gusht 2011 |

2011 Statistikat e në mbarë botën e anëtarësimit për Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Blogu Mbi Besimin: Mormonët - Nuk janë domosdoshmërisht ata që ju mendoni
Edhe pse shumë njerëz i mendojnë anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si kaukazianë nga Juta, realiteti është se profili i anëtarësisë së Kishës po ndryshon me shpejtësi ndërsa shtrihet në mbarë botën. Në një blog aktual "Mbi Besimin” në Uashington Post, drejtori që menaxhon Marrëdhëniet Publike të Kishës, Majk Oterson, shpjegon se mormonët nuk janë domosdoshmërisht ata që ju mendoni se janë.
Tabloja e përhapur e një besimi mbizotërues në Juta me anëtarë kryesisht të racës kaukaziane nuk qëndron më. Demografia e Kishës po ndryshon me shpejtësi, veçanërisht kudo në hemisferën perëndimore. Ajo që ishte dikur, në përgjithësi, një kishë amerikane është tani një besim vërtet ndërkombëtar. Sot ka më shumë mormonë jashtë Shteteve të Bashkuara se brenda. Sot, mormonët janë bolivianë, ganezë, koreanë dhe rusë, të gjithë një pjesë përbërëse e Kishës.
Për ta ilustruar çështjen, Otersoni merr 14 milion anëtarët e Kishës dhe e paraqet statistikisht të gjithë atë trupë si një kongregacion të vetëm prej 100 njësish shenjtorë të ditëve të mëvonshme. Grafika informuese më sipër paraqet gjuhët e ndryshme që fliten nga ky kongregacion prej 100 njësish i shenjtorëve të ditëve të mëvonshme.
Lexojeni të plotë shkrimin e Otersonit në blog tek On Faith (Mbi Besimin).
www.washingtonpost.com/blogs/guest-voices/post
Diçiturë
Kjo grafikë informuese paraqet gjuhët e ndryshme që fliten nga anëtarët e Kishës përreth botës
© 2011 nga Intellectual Reserve, Inc. I rezervohen të gjitha të drejtat