Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage
Shërbimet Humanitare - 19. janar 2010

 

Ndihmat e Kishës vazhdojnë të mbërrijnë në Haiti

Ndihmat e Kishës vazhdojnë të mbërrijnë në Haiti                                                                                                                                                                                                                                                       Mallrat me ndihma nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve  të Ditëve të Mëvonshme  arritën në Haiti në fundjavë,duke  përfshirë një ngarkesë të madhe prej 85.000 paund me furnizime.Ajo ngarkesë përfshinte mjete të ndihmës së shpejtë si ushqime, mbulesa, tenda dhe  mushama.Misionarët morën pjesë në shpërndarjen e ndihmave . Dy  ose  më  shumë  ngarkesa  me ushqime ,ndihma mjekësore dhe të tjera gjëra janë transportuar nga Republika Domenikane deri në Haiti.Të fundit të këtyre  ngarkesave arritën ditën e Shtunë.Mallrat e  tjera shtesë të Kishës nga SH.B.A dhe Republika Domenikane janë planifikuar që të dërgohen këtë javë dhe në to do të përfshihen ndihma specifike të   kërkuara nga udhëheqësit e Kishës në terren.Një grup doktorësh të dërguar nga Kisha për të ndihmuar të plagosurit në Haiti lanë aeroportin e Solt Leikut të Dielën mbasdite.Grupi përfshinte 14 doktorë dhe infermiere dhe 2 familje specialistësh në fushën e shërbimit.Doktorët do vendosin një qendër mjekësore tek godinat e Kishës në Port-au-Prince.Doktorët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të cilët kanë vendosur që vullnetarisht të japin kohën dhe aftësitë e    tyre  për të ndihmuar njerëzit në Haiti të cilët janë në një gjëndje kritike nevoje për ndihma mjekësore.                                                                          Grupi i ka të gjitha mjetet mjekësore me vete të cilave do t’u shtohen edhe mjete të tjera shtesë të dërguara veçmas .Një grup tjetër i vogël mjekësh nga Republika Domenikane  të orientuar nga Kisha janë duke punuar në Haiti.Shtatë  godina të Kishës  në Haiti  janë  përdorur si  strehime për më shumë se 4.000 njerëz nga komuniteti.Të gjitha godinat e Kishës në Haiti janë  lënë të padëmtuara nga tërmeti   dhe shumë prej  tyre  janë  përdorur në ndihmë të të shpëtuarve. Kisha  vazhdon të  vëzhgojë   situatën  e njerëzve në bazë të të dhënave në vijim që të përcaktojë mënyrën më të mirë  për të ndihmuar.