Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage
Shërbimet Humanitare - 28. janar 2010

 

Kisha Dërgon Grup Mjekësh për të Ndihmuar në Haiti

Nejt Lajshmen u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth ndihmave të dërguara në Haiti.

Kisha Dërgon Grup Mjekësh për të Ndihmuar në Haiti


SOLT-LEJK-SITI 14 janar 2010 Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme po dërgon menjëherë në Haiti një grup mjekësh dhe pajisje mjekësore për të ndihmuar në përkujdesjen ndaj të lënduarve nga tërmeti rrënues. Mjekët do të ngrenë një qendër mjekësore të përkohshme në një shtëpi mbledhjesh të Kishës në Port-o-Préns. Shtëpia e mbledhjeve në përgjithësi nuk është dëmtuar nga tërmeti. VAZHDON

PËRSHKRIMI

Nejt Lajshmen, menaxher i përpjekjeve të Kishës në përgjigje të urgjencave humanitare, përshkruan ndihmën që është dërguar.

© 2010 Nga Intellectual Reserve, Inc. Të gjitha të drejtat rezervohen.


“Po vërejmë se një nga nevojat më të mëdha është për përkujdesje mjekësore. Spitale të tërë janë shkatërruar. Pajisjet mjekësore janë të pamjaftueshme. Kështu që kjo qendër e përkohshme mjekësore do të ketë një vlerë të pamasë”, tha Plaku Françisko J. Vinjas, president zonal që mbikëqyr Kishën në Haiti.

Mjekët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të cilët japin vullnetarisht kohën dhe aftësitë e tyre për të ndihmuar njerëzit në Haiti, që kanë nevojë kritike për ndihmë mjekësore.

Nevoja të tjera urgjente në vijim të tërmetit rrënues vazhdojnë të jenë uji, përkujdesja mjekësore, strehimi dhe ushqimi. Kisha po u përgjigjet atyre nevojave duke dërguar furnizime ndihme përveç personelit mjekësor. Disa ngarkesa kanë mbërritur tashmë, të tjera janë në proces dhe të tjera akoma po planifikohen.

Dy aeroplanë, secili i ngarkuar me mbi 36 ton furnizime të dhuruara nga Kisha, pritet të nisen për në Haiti të shtunën dhe të dielën. Furnizimet në aeroplanë përfshijnë edhe 15.000 pajisje vetjake filtrimi, të cilat mund të filtrojnë e të pastrojnë mbi 1.500 litra ujë secila. Gjithashtu të përfshira në dërgesa janë ushqime, kuverta, komplete higjiene, shtresa të papërshkrueshme nga uji, tenda dhe pajisje të tjera të nevojshme. Fluturimi i parë do të niset nga Denveri të shtunën, më 16 janar, dhe i dyti do të niset nga Majemi po atë ditë ose ditën pasuese. Përveç tyre, komplete higjiene dhe pajisje të tjera, të dërguara me kamion nga Republika Domenikane, mbërritën të enjten në Haiti.

Të gjithë misionarët shenjtorë të ditëve të mëvonshme, që shërbejnë në Misionin e Haitit, Port-o-Préns, janë mirë deri mëngjesin e së mërkurës, më 13 janar, sipas Lin Samselit, drejtor i Përgjigjes së Kishës ndaj Urgjencave.

Disa nga shtëpitë e mbledhjeve të Kishës në Port-o-Préns po përdoren gjithashtu si strehim i përkohshëm për njerëzit e shpërngulur.

“Aktiviteti normal i përditshëm ka ndalur në Haiti. Ndihma për të rikthyer normalitetin mes rrënimit do të jetë synimi ynë më i madh. Ne do të përqendrohemi tek ndihma për njerëzit që të mbështeten përsëri tek vetja", tha Plaku Vinjas.