Kirche Jesu Christi der Heiligen der Letzten Tage
Lajme nga Shqipëria - 11. shkurt 2010

 

Mijëra Vetë Shpërngulen nga Përmbytja në Shqipëri

Mijëra Vetë Shpërngulen nga Përmbytja në Shqipëri
Disa mijëra fshatarë u evakuan nga shtëpitë e tyre në fshatrat pranë Shkodrës, përfshirë Ana e Malit dhe Dajç, si pasojë e përmbytjes së madhe. U dhuruan furnizime me ushqime në ndihmë të viktimave të përmbytjes në Shqipërinë e Veriut, të detyruar të linin shtëpitë e tyre. Mijëra hektarë tokë të punueshme u gllabëruan kur uji me lartësi 1,8 metra shkatërroi sera, përmbyti shtëpi dhe tokë bujqësore. Shumë banorë ngurruan të largoheshin, nga frika se mos humbisnin kafshët shtëpiake, burimi parësor i të ardhurave në fshatrat e Shqipërisë. Te enjten më 21 janar, misionarë kohë-plotë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i dorëzuan Kryqit të Kuq Shqiptar 20.000 kilogramë miell, makarona, oriz, fasule, sheqer dhe vaj për gatim.
Misionarë që shërbejnë në Misionin e Shqipërisë, Tiranë, shkarkuan tek magazina e Kryqit të Kuq thasë dhe kuti me mallra ushqimorë të blerë në vend. Blerja, transportimi dhe planifikimi i përpjekjeve të ndihmës humanitare u organizuan dhe bashkërenduan nga Plaku Piter B. Snou dhe Motra Ruth Lin Snou, misionarë për mirëqenie që shërbejnë në Shqipëri.
Presidenti Xhon M. Nil i Misionit të Shqipërisë, Tiranë, dhe Motra Elizabet Nil, qenë të pranishëm kur furnizimet iu dorëzuan zyrtarisht Artur Katuçit, Shef i Zhvillimit për Kryqin e Kuq Shqiptar. Z. Katuçi i shprehu Kishës mirënjohjen e tij për dhurimet dhe tregoi se ushqimet do të ndihmonin për të ushqyer për tre deri katër muaj afërsisht 2.500 familje të prekura, që jetojnë me strehim të përkohshëm në Shkodër.
Zamir Muça, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, gjatë marrjes së furnizimeve vërejti: “Në emër të Kryqit të Kuq Shqiptar do të dëshiroja t’ju falënderoja për ndihmën bujare të siguruar nga Fondacioni “Liahona” i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme me artikuj ushqimorë për familjet e prekura nga përmbytja në prefekturën e Shkodrës. Do të dëshironim t’ju siguronim se kontributi juaj do të shpërndahet tek personat e prekur e të dallueshëm nëpërmjet Degës sonë të Kryqit të Kuq në Shkodër. Ju falënderojmë shumë përsëri që u bashkuat me ne për të ndihmuar në lehtësimin e gjendjes kritike dhe në ardhjen në ndihmë njerëzve në nevojë.”
Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është një kishë e krishterë me mbi 13,5 milionë anëtarë në mbarë botën, me zyrat qendrore në Solt Lejk Siti të Jutas, vendi ku u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002. Kisha ka qenë e pranishme në Europë që në vitin 1837 dhe tani ka më shumë se 450.000 anëtarë, që e kanë shtëpinë e tyre shpirtërore në më shumë se 1.300 kongregacione kishtare.
Kisha i ka dhënë ndihmë humanitare Shqipërisë që në vitin 2004. Qasje të ndihmës në të shkuarën përfshijnë, por nuk kufizohen në: pajisje mjekësore, furnizime dhe trajnim, veshje, artikuj ushqimorë, shtresa e mbulesa për spitale, zhvillim në komunitet, këpucë, jorganë, libra shkollorë, karroca invalidësh, materiale për biblioteka, pajisje për shkollë infermierie, pajisje kuzhine, trajtim për të shikuarin, soba me dru, trajnim për higjienën dentare dhe trajnim për përmirësimin familjar.