Lajme nga Bota - 06. gusht 2010

 

Duke Kënduar për Ushqim dhe Paqe

Duke Kënduar për Ushqim dhe Paqe

Duke dhënë një program me muzikë hyjnore, Kamerkor Vokalis interpretoi kohët e fundit, në një shtëpi thuajse plot e përplot në Kishën e Shën Llukës në Sevenouks,Kent dhe në mes të qytetit Meidstoun, Angli, duke fituar mbi 730,00 Euro. Organizatorët bamirës të koncertit, tregojnë se paratë e mbledhura do të ndahen midis Mary’ Meals, The Amos Trust dhe Christian Aid, një agjenci botërore e krishterë e ndihmës.

Grupi vokal, me qendër në Gjermani, përbëhet nga 40 të rinj në moshë madhore të talentuar, të gjithë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Mormonët). Krahas interpretimit, anëtarët e grupit punojnë ose ndjekin shkollën. Provat bëhen një herë në muaj, disa duke udhëtuar për në Frankfurt nga larg, si nga Zvicra dhe Anglia.Duke kënduar një shumllojshmëri muzike korale që nga pjesë klasike të Mendelsonit, Moxartit dhe Bahut deri te fjalët që japin paqe dhe siguri nga Jezu Krishti në himnet e Kishës, kori ruan një standard shumë të lartë muzikor. Denis Mihill nga spektatorët e Shën Llukës shkruan: “Programi përcillte bindjen dhe sinqeritetin e besimit të tyre të krishterë. Ai nuk ishte aq shumë një koncert, sesa një akt adhurimi” (Crossway, revista e Kishës së Shën Llukës).

Më herët gjatë pasdites kori interpretoi për banorët dhe stafin e Emily Jackson House Care Home në Sevenouks (shtëpi konvaleshence). Duke plotësuar turneun e tyre ata morën pjesë gjithashtu në Shërbimet e së Dielës në Kishën e Hajd Parkut në Londër.

Të organizuar si kor misionar, anëtarët e korit janë mirënjohës që interpretojnë, duke ndarë mesazhin e tyre me anë të muzikës së mrekullueshme. Meri Beili përfundoi me komentet e saj: “Një interpretim vërtet shumë prekës, i dhënë nga ata njerëz të mrekullueshëm gjermanë, që aq dukshëm i gëzoheshin të kënduarit, sa edhe ne që i dëgjonim ata. Me lajme të tilla 'të zymta e të trishta' çdo ditë, ishte bukur të ulesh dhe të çlodhesh në një program të tillë frymëzues. Ata që nuk mundën të jenë të pranishëm, humbën një koncert shumë të veçantë”. (Crossway, revista e Kishës së Shën Llukës)

(A. Riley Cutler, Çështjet Publike Zona e Europës

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme)