Bestellen Sie online das Buch Mormon - kostenfrei

Informationsfilme ?ber die Mormonen

BESIMET THEMELORE

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, anëtarët e së cilës nganjëherë njihen si “mormonë”, e konsideron veten Kisha e vetme e krishterë e autorizuar nga Jezu Krishti. Ajo e pasqyron Kishën e hershme të Krishtit të themeluar gjatë shërbesës së Tij tokësore, në besime, mësime, autoritet dhe përbërje. Apostujt e Krishtit profetizuan se Kisha që u themelua prej Tij, do të zhdukej nga toka (2 Thesalonikasve 2:8) dhe se Ai do të rivendoste për së dyti Kishën e Tij përpara Ardhjes së Tij të Dytë (Veprat e Apostujve 3:19-21).

Mbas ngjitjes në qiell, Jezu Krishti vazhdonte t’u zbulonte apostujve të Tij si duhej ta udhëhiqnin Kishën e Tij. Pas vdekjes së tyre, megjithatë, pati një largim thelbësor nga e vërteta, pavarësisht përpjekjeve të drejta nga shumë besimtarë. Autoriteti dhe të vërtetat që lidheshin me Kishën e themeluar nga Krishti, përfundimisht u zhdukën.

Më 1820 Jezu Krishti filloi të rivendoste Kishën e Tij nëpërmjet Profetit Jozef Smith. Nga një fillim i thjeshtë Kisha u rrit për t’u bërë një organizatë e përbotshme me afro 12 milion anëtarë.

 

Më shumë mbi temën "Besimet Themelore"