Dil nga lundrimi kryesor
Afati i fundit për regjistrim 15 Janar 2018

IKONOGRAFI MODERNE

Ikonografi moderne CP.png

Jeni të ftuar të konkuroni për të marrë pjesë në ekspozitën mbarëkombëtare fotografike 'Ikonografi Moderne'. që do të organizohet në galerinë e Muzeut Historik Kombëtar nga data 1-15 shkurt 2018. 

Afati i fundit për aplikime: 15 janar 2018. Mirëpresim të gjithë ato punime fotografike të cilat reflektojnë temën e ekspozitës.

Tema: 'Ikonografi Moderne'
Imazhe dhe simbole pamore të përdorura në punime arti, përfshirë këtu punime arti me tematike fetare ose shpirtërore.

Ekspozita, “Ikonografi Moderne”, kërkon të shqyrtojë mënyrat e ndryshme të adhurimit dhe se si ata mund të prezantohen nëpërmjet thjerrës së aparatit fotografik. Synimi i ekspozitës është për të festuar atë që na bashkon nëpërmjet ndërthurjes së mënyrave të larmishme të adhurimit dhe të ndërtojë ura lidhëse për të kaluar pertej ndasive fetare ose jo-fetare, ose pasioneve dhe këndvështrimeve të larmishme që gjenden në shoqërinë shqiptare sot.

Në varësi të kulturës, trashëgimisë ose besimit, disa mund të adhurojnë një perëndi ose krijues të madhërishëm, në qiell lart apo në tokë. Megjithatë, ajo që na bashkon është se të gjithe kërkojmë një lidhje më të thellë me githësine ose natyrën rreth nesh.

“Pa adhurim ne bëhemi të mjeruar”, shkroi pastori dhe autori A. W. Tozer.

Adhurimi mund të përcaktohet nga ritet, ceremonitë ose ritualet. Mund të ketë lidhje me një vend të veçantë ose jo. Lidhja me një forcë më të madhe mund të bëhet me anë të lutjes, meditimit, muzikës ose veprave të tjera të artit. Pavarësisht diferencave, qëndron fakti se shumë në mos të gjithë bëjnë diçka në jetën e tyre për t’u lidhur me një forcë tjetër më të madhe.

Si e shprehni ju adhurimin tuaj? Ku e gjenji ju frymëzimin tuaj? Kjo ekspozitë fotografike synon të reflektoj këto burime force dhe frymëzimi, qoftë ky një objekt fetar, një maj mali, buzë liqeni, apo gjest njerëzor. Ejani dhe le të ndajmë së bashku nëpërmjet gjuhës së artit dhe fotografisë mënyrat tona te ndryshme te adhurimit, duke ripërkufizuar kështu atë që përbën ikonografinë moderne.

Aubrie Mema - Kuratore

KUSHTET E PJESËMARRJES

Mosha 18 vjeç e lart. Më shumë se një punim mund të konsiderohet. Të gjitha punimet e pranuara nga juria per t'u shfaqur në ekspozitë, duhet të jenë në korniza. Përmasat e fotos dhe kornizës nuk duhet të jenë më shumë se 150 cm në çdo kah.

DORËZIMI

Dërgoni një email në: ikonografimoderne@gmail.com duke shkruar:

Emër Mbiemër / Moshën / Email / Numrin e Fotove

Një deklaratë me jo më shumë se 150 fjalë që shpreh se si gjen zbatim foto për temën e ekspozitës

Duhen dorëzuar vetëm punime me cilësi të lartë! Ne fazen konkuruese, ju lutem te dërgoni vetëm imazhe me format JPG, jo më shumë se 10 MB.

Emërtimi i çdo fotoje duhet të përmbajë:

Emrin mbiemrin, titullin, përmasat.(pshm: pjetermarubi_lutje_50x65cm)

Fotografët që do përzgjidhen do lajmërohen me anë të emailit.

Afati i Fundit Për Regjistrim 15 Janar 2018