Dil nga lundrimi kryesor

Fusha është e bardhë, gati për t'u korrur

Fusha është e bardhë, gati për t'u korrur

Udhëheqësit e prifterisë së kunjit të Tiranës, Shqipëri të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mblodhën sot për të dëgjuar, mësuar dhe vepruar për ndërtimin dhe rritjen e kishës në Shqipëri.

Gjatë kësaj mbledhjeje që paraprin sesionet e mëtejshme të konferencës së Kunjit Tiranë Shqipëri, folësit u fokusuan tek detyra e shenjtë që ne si udhëheqës priftëror kemi për të rritur kishën në Shqipëri dhe për të ndërtuar Mbretërinë e Perëndisë këtu.

9de65dcf-a05b-4346-acff-d233256d8609.jpg

Sparti Kashari, këshilltar i parë në presidencën e kunjit theksoi se sa e rëndësishme është për ne si udhëheqës të priftërisë por jo vetëm, studimi i i shkrimeve të shenjta; por akoma edhe më e rëndësishme është të veprosh sipas asaj qe në mësojmë në shkrimet e shenjta.

k ëshilltar i par ë n ë presidenc ën e kunjit

Presidenti Weidmann, President i Misionit te Adriatikut Jugor dëshmoi mbi rëndësinë e veshjes së armaturës së Perëndisë dhe nisjes drejt një lufte kundër dobësive dhe errësirës që gjëndet në botë. Gjatë fjalës së tij ai ftoi udhëheqësit e priftërise se teksa veshin të tërë armaturën e priftërisë të shkojnë dhe të ftojnë familjarët, miqtë apo këdo që të vijnë dhe të ndjekin seancat e tjera të konferencës.

President i Misionit te Adriatikut Jugor
IMG_2070.JPG

Medlir Mema, President i Kunjit të Tiranës, Shqipëri udhëzoi dhe këshilloi udhëheqësit e priftërisë se tashmë është koha kur ne të gjithë duhet të cohemi dhe të punojmë fort për rritjen e kishës në Shqipëri. Ashtu sic gjëndet te (Alma 17:2-3), edhe ne po ashtu si bijtë e Mosias duhet të jepemi pas lutjeve, agjërimit në mënyrë që të kemi shpirtin e profecisë dhe shpirtin e zbulesës, dhe vetëm kështu ne mund të mësojmë me anë të fuqisë dhe autoritetit të Perëndisë. Kjo është mënyra në të cilën ne duhet të bazohemi për të rritur kishën në Shqipëri

President i Kunjit të Tiranës, Shqipëri (Alma 17:2-3) duhet t ë jepemi pas lutjeve, agj ërimit në mënyrë që të kemi shpirtin e profecisë dhe shpirtin e zbulesës, dhe vetëm kështu ne mund të mësojmë me anë të fuqisë dhe autoritetit të Perëndisë

Folesi i fundit Plaku Moreira, i kuorumit te trete te Te Shtatedhjeteve, vuri vëmëndjen tonë në rëndësinë e të kuptuarit se ne jemi thirrur jo për të bërë vullnetin dhe deshirat tona, por për të bërë dhe plotësuar vullnetin e Perëndisë. Sfida- tha ai- që ne si udhëheqës të priftërisë kemi, është të mund të dimë të perfaqësojmë kishën dhe Zotin ashtu sic duhet dhe në mënyrën më të denjë të mundshme. Duhet të vendosim qëllime për të rritur numrin e pagëzimeve në lagjet dhe degët tona dhe të ndihmojmë me punën misionare. Duhet të jemi të unifikuar me Atin- tha ai- të mësojme doktrinën e saktë të Krishtit dhe të qëndrojmë të denjë për të pasur në mënyrë të vazhdushme Frymën e Shenjtë. Një gjë shumë e rëndësishme për ne si udhëheqës të priftërisë është respekti që duhet të kemi për motrat e kishës dhe respektimi i mendimeve të tyre.

i kuorumit te trete te Te Shtatedhjeteve tha ai tha ai
IMG_2080.JPG

Me këtë shpirt të dashurisë, zotimit, përkushtimit dhe udhërrëfimit përfundoi sesioni i priftërisë së konferencës për Kunjin e Tiranës Shqipëri.