FAMILJA

Çelësi në qendër të planit të Perëndisë për destinimin e përjetshëm të fëmijëve të Tij, është martesa dhe familja. Në bazë të deklarimit të Tij se “nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm” (Zanafilla 2:18), qëllimi i martesës është të qëndrohet së bashku. Perëndia gjithashtu urdhëroi që bashkëshorti e bashkëshortja duhet të shtoheshin brenda martesës e të mbushnin tokën (Zanafilla 1:28), me fjalë të tjera, që ata duhet të kishin fëmijë dhe të krijonin një familje.

Për Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e njohur gjithashtu si “mormonët”, ky është themeli teologjik që krijon dhe mban programe e masa gjithëpërfshirëse që martesa dhe familja të përparojnë. Pavarësisht nga çdo ndryshim kulturor dhe të qytetërimit, Kisha e Jezu Krishtit ia del anembanë botës t’i japë vendin qendror vlerës së familjes dhe ta theksojë atë, në mënyrë që jeta e anëtarëve të Kishës të mbushet me vetëdije se martesa dhe familja zgjasin përtej vdekjes dhe janë të përjetshme.

Prandaj, familja i jep trajtë konstruktit të pjesës më të madhe të zhvillimit tonë vetjak. Atje gjendet dashuria, njerëzit mësojnë njëri-tjetrin dhe mësojnë nga njëri-tjetri. Ne ndajmë së bashku gëzimin dhe hidhërimin. Familja mund t’u sjellë njerëzve përballje me detyra të vështira, por ajo gjithashtu mund të japë disa nga çastet më të lumtura në jetë.

Si çdo gjë tjetër me vlerë, marrëdhëniet familjare kërkojnë kohë dhe punë.

 

Më shumë mbi temën "Familja"