Transmetimi i Përkushtimit të Tempullit të Romës në Itali.

    Rome-Temple

    Presidenca e Parë ka dhënë miratim që Përkushtimi i Tempullit të Romës në Itali të transmetohet në të gjitha kunjet në Distriktin e Tempullit të Romës, Itali. Përkushtimi do të transmetohet të dielën, më datë 10 mars 2019 në orën 09:00, 12:00 dhe 15:00.


    Për t’u mundësuar shenjtorëve që të marrin pjesë në përkushtimin e tempullit, blloku standard prej dyorësh i mbledhjeve të së dielës do të anulohet më datë 10 mars 2019. Presidentët e kunjeve kanë përgjegjësi të sigurojnë që të gjithë ata që marrin pjesë në përkushtim, të hyjnë me një rekomandim tempulli, rekomandim me përdorim të kufizuar ose rekomandim për përkushtim tempulli të vlefshëm.


    Shtëpitë e mbledhjeve, ku do të merret sinjali i transmetimit të përkushtimit të tempullit, duhet të trajtohen si pjesë vazhduese të tempullit dhe duhet të përgatiten siç duhet për të siguruar një mjedis nderues dhe të shenjtë përpara dhe gjatë transmetimit.


    Anëtarët duhet të jenë në ndenjëset e tyre 30 minuta përpara se të fillojë sesioni. Do të transmetohen të gjitha sesionet e së dielës më datë 10 mars 2019 dhe do të kenë folës dhe kore të ndryshme. Për volinë e anëtarëve dhe për t’iu përshtatur nevojave të familjeve, të gjitha sesionet e transmetimit duhet të shfaqen në secilën vendndodhje të miratuar. 


    UDHËZIME: 

    Sillni një shami të bardhë.

    ju lutemi, jini në ndenjësen tuaj të paktën 30 minuta përpara se të fillojë sesioni.

    Ju lutemi, mbani qëndrim nderues gjatë sesionit.

    Veshja e përshtatshme është veshje për ditën e shabatit.

    Të pranishëm duhet të jenë vetëm anëtarët e pagëzuar të kishës me rekomandim.

    Të rinjtë dhe të rejat e moshave 8 deri 15 vjeç duhet të shoqërohen nga një person në moshë madhore.

    Rekomandimi nuk është i transferueshëm te dikush tjetër.


    Transmetimi do të jetë në dispozicion në italisht, rumanisht, shqip, greqisht dhe anglisht. Në bashkësi mund të përdoren interpretues vendorë që të plotësohen nevojat gjuhësore shtesë.


    Presim me padurim të marrim pjesë bashkë me ju në këtë ngjarje të shenjtë.