Dil nga lundrimi kryesor

Shtatë Ditë pa Media Shoqërore

Youth
Youth

FRANKFURT – Të rinjtë mormonë në zonën europiane hoqën dorë nga media shoqërore për shtatë ditë rradhazi.  Ata ndoqën një ftesë të dhënë nga profeti i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Rasëll M Nelson.  Presidenti Nelson i ftoi të gjithë të rinjtë e moshave 12 deri në 18 vjeç që të bënin një “agjërim shtatëditor nga media shoqërore” në një transmetim mbarëbotëror për të rinjtë më 3 qershor, 2018.   Ata të cilët zgjedhin të marrin pjesë heqin dorë nga përdorimi i mediave shoqërore duke përfshirë rrjetet Facebook, Instagram dhe Snapchat gjatë një periudhe shtatë ditore të zgjedhur prej tyre.

Ftesa “shtatë ditë pushim nga gjërat e rreme” është një përpjekje për t’i ndihmuar të rinjtë mormonë që “të shkëputen nga përdorimi i vazhdueshëm i medias shoqërore”.  Presidenti Nelson tha se edhe pse media shoqërore ka disa anë pozitive, “ajo krijon një … realitet … të rremë”.

Emma

Ema Bërnham, një 14–vjeçare amerikane që jeton pranë Frankfurtit tha: “Unë mendoj se ai e bëri atë për të na ndihmuar të kuptojmë se ka gjëra më të rëndësishme se … Instagrami apo numri i pëlqimeve që marrim në publikimet tona të reja. Kalimi i kohës me familjen tonë dhe të nxënit rreth ungjillit dhe shërbimi ndaj të tjerëve duhet të jetë përparësia jonë më e madhe.”

Shumë të rinj të Kishës, dhe madje edhe anëtarë të Kishës që janë mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç, e kanë pranuar sfidën.

Ana

“Shtatë ditët pa media shoqërore ishin freskuese”, tha Ana Grana, një 16–vjeçare nga Anglia me paraardhës spanjollë dhe portugezë.  “Kuptova se sa më çlodhëse është kur nuk je vazhdimisht në telefon, duke u kthyer përgjigje mesazheve të njerëzve dhe duke parë se çfarë janë duke bërë të tjerët. Nuk e dija se kjo po më stresonte. Ishte me të vërtetë e këndshme të kisha një pushim prej saj. M’u dukën shumë më pak se shtatë ditë.”  Grana tha gjithashtu se ndihej e qetë dhe se kishte “më shumë kohë për gjëra shpirtërore”. Grana banon në Frankfurt.

Sipas një artikulli nga Eurostati i titulluar “Të jesh i ri në Europë sot – bota dixhitale”, 93% e të gjithë shtëpive kishin qasje në internet në 2017-ën. Sipas të njëjtit studim, në vitin 2016, 70 deri në 90 përqind e të rinjve nga mosha 16 deri në 29 vjeç në Bashkimin Europian i përdorin faqet e rrjeteve shoqërore ndërsa e gjithë popullsia mesatarisht mbi 50 përqind. 

Gideon

Gideon Bërnhami, vëllai 13–vjeçar i Ema Bërnhamit, e bëri agjërimin me të gjithë familjen e tij.  Ai tha se u ndje në gjendje të mësonte më shumë rreth anëtarëve të familjes së tij dhe jetës së tyre.  “Në fillim ishte e vështirë, por më pas ne filluam të kalonim shumë më tepër kohë si një familje … Kjo rezultoi se ishte shumë më bukur nga çfarë prisnim”, tha ai.

Të rinjve që po marrin parasysh të pranojnë sfidën, Gideoni u tha: “Bëjeni.  Në fillim mund të mendoni se është shumë e vështirë dhe pa kuptim por … është më e lehtë dhe arrin të kuptosh se të ndikon në një mënyrë shumë pozitive.”

Më shumë se 3600 publikime në Instagram po përdorin etiketimin #socialmediafast.

Ka mbi 500 000 anëtarë të Kishës në Europë.  Rreth 40 000 prej këtyre anëtarëve banojnë në Gjermani.