Sëbashku për të Lehtësuar Barrat e Njëri-Tjetrit

    service
    service

    Më datë 24 Dhjetor 2019, vullentarë nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme u mblodhën sëbashku për të dorëzuar ndihma për banorët e zonës së Bubqit, konkretisht në fshatin Murqinë.

    Shumica e banorëve të fshatit Murqinë jetonin në kushte të vështira për shkak të tërmetit që përfshiu vendin tonë në 26 Nëntor 2019, por gjithashtu edhe për shkak të përmbytjeve që kishin pasur gjatë vjeshtës së këtij viti.

    Presidenti i Kunjit Tiranë Shqipëri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Z. Medlir Mema, dhe cifti humanitar Z. dhe Znj. Boehm diskutuan me Kryetarin e njësisë administrative të Bubqit, Z. Qemal Daci për të identifikuar familjet të cilat gjendeshin në nevojë.

    tent
    service

    Të shoqëruar nga përfaqesues të administratës lokale, familjeve në nevojë ju dhuruan paketa ushqimore. Paketat ushqimore përmbanin ushqime si vaj, makarona, oriz, sheqer etj. Këto paketa ushqimore ju dhuruan banorëve të zonës në prag të festave të fundvitit me shpresën se këto familje do të mund të festojnë festat më të lehtësuar nga barrat e tyre. Gjatë kesaj nisme u dhuruan më shumë se 400 kuti me ushqime në fshatin Murqinë dhe zona të tjera në Bubq.

    Jezu Krishti është i vetmi që mund të sjell paqe dhe të lehtësojë barrat e njerëzve, por anëtarët e Kishës se Jezu Krishtit shpresojnë që duke ndjekur shembullin e Tij mund të lehtësojnë sado pak barrat e vëllezërve dhe motrave të tyre.