Takim me Shkrimtaren Fiona Givens

    FionaGivensMeeting/DSC01171.JPG

    Fiona Givens, një shkrimtare e mirënjohur pati një takim dhe bashkëbisedim ditën e premte, datë 6 tetor me anëtarë të Shoqatës së Ndihmës dhe Vajzave të reja të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ajo diskutoi mbi rëndësinë e gruas dhe rolit të saj në Planin e Shpëtimit. Ajo shpjegoi dhe diskutoi se sa e rëndësishme dhe e domosdoshme ishte për Evën të merrtë nga fruit i ndaluar dhe të fitonte njohurinë midis së mirës dhe të keqes.

    Të dielën, datë 9 Tetor ajo gjithashtu u takua me djem dhe vajza të moshave 14-35 vjeç, ku diskutoi dhe foli për Krishtin që shëron. Ajo foli dhe shpjegoi mbi mënyrën që Krishti kaloi jetën e tij duke ju dedikuar plotësisht shërbimit të tjerëve dhe vecanërisht shërimit të plagëve qofshin ato shpirtërore apo fizike.

    Fiona Givens është autore dhe bashkëautore e disa librave si:

    ·         The God Who Weeps: How Mormonism Makes Sense of Life (Perëndia që Vajton: Si Mormonizmi i jep Kuptim Jetës)

    ·         The Crucible of Doubt: Reflections on the Quest for Faith (Poçja e Dyshimit: Reflektime në Kërkim të Besimit)

    ·         The Christ Who Heals: How God Restored the Truth That Saves Us (Krishti që shëron: Si Perendia rivendosi të vërtetat që na shpëtojnë)

    Të dy takimet u mbyllën duke ju përgjigjur disa pyetjeve nga audienca. Ajo shprehu mirënjohje të thellë dhe kënaqësinë e saj për të qënë në Shqipëri dhe diskutuar mbi disa nga temat e ungjillit me anëtarë të kishës në Shqipëri.

    Fiona Givens ishte ftuar nga Medlir Mema, President i Kunjit Tiranë, Shqipëri. Gjatë vizitës së saj, ajo takoi edhe anëtarë të tjerë në lagje dhe degë të ndryshme të Shqipërisë

    FionaGivensMeeting/DSC01175.JPG
    FionaGivensMeeting/DSC01178.JPG