Dil nga lundrimi kryesor

Tempulli i Romës në Itali

Rome Temple

SHTËPIA E HAPUR

Ditët dhe oraret e shtëpisë së hapur:

Nga e E HËNA, MË DATË 28 JANAR deri TË SHTUNËN, MË DATË 16 SHKURT 2019 (me përjashtim të të dielave)

Nga e HËNA në TË ENJTE: nga ora 15:00 deri në 20:00 (hyn grupi i fundit) TË PREMTEVE dhe TË SHTUNAVE: nga ora 09:00 deri në 20:00 (hyn grupi i fundit)

Si të bëni një rezervim

INDIVIDËT dhe FAMILJET deri në një MAKSIMUM prej 15 VETASH: regjistrohuni në HTTP://TEMPIO.LDS.ORG

GRUPET ME MË SHUMË se 15 VETA: shkruani në adresën e postës elektronike VISITATEMPIO@CHIESADIGESUCRISTO.IT

Bërja e rezervimit mund të ndihmojë që të shmangen radhët e gjata


BILETAT PËR PËRKUSHTIMIN

Datat dhe oraret e përkushtimit

Tempulli do të përkushtohet gjatë javës nga e diela, më datë 10 mars, deri të dielën më datë 17 mars 2019. Ditët dhe oraret e sesioneve përkushtuese do të lajmërohen në një kohë më të vonshme.

Në muajt vijues, anëtarët në njësitë brenda Distriktit të Tempullit, do të kenë mundësi t’u kërkojnë udhëheqësve të tyre vendorë një biletë për të ndjekur një sesion përkushtues në një prej godinat kishtare të miratuara vendore, ose nga afër në Tempull.

Informacion i mëtejshëm do të jepet në një kohë më të vonshme nëpërmjet udhëheqësve vendorë.


VULLNETARËT

Do të nevojiten vullnetarë në ditët vijuese: nga E PREMTJA, MË DATË 11 JANAR 2019 deri TË DIELËN, MË DATË 17 MARS 2019

Çdo vullnetar mund të regjistrohet për të gjithë periudhën ose vetëm për një ose disa ditë sipas mundësisë së tij/saj.

Për INFORMACION TË HOLLËSISHËM dhe për t’u REGJISTRUAR si vullnetar vizitoni: HTTP://TEMPIODIROMA.IT