Dil nga lundrimi kryesor

Shoqata e Ndihmës Shërben ne prag Krishlindjesh

Dreke
Gra

Motrat e shoqatës së ndihmës të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme organizuan me datë 24 dhjetor 2018, një aktivitet shërbimi. Ato gatuan dhe shtruan një drekë për Qendrën e Grave të Dhunuara.

Ato sëbashku me misionarë të misionit të Adriatikut Jugor kishin përgatitut gjithashtu një program muzikor dhe dhurata për femijët e pjesëmarrësve.

Motra Fatbardha Pojani, Presidente e Shoqatës së Ndihmës në Kunj dha këtë mesazh:

… Nuk ka gjë më të bukur, së sa ta presësh Krishtlindjen me një aktivitet shërbimi ndaj njerëzve në nevojë. Falemiderit presidentëve të lagjeve të Tiranës, të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme për organizimin dhe gjithë motrave në këto lagje që me aq shumë dashuri kontribuan si dhe përgatitën ushqimin e shijshëm që u servir. Gjithashtu jam mirënjohëse për pjesëmarrjen e presidentit dhe motrës Andersen dhe presidentit Mema që na dha këtë mundësi për të shërbyer, si dhe për koncertin e mrekullueshëm me këngë Krishtlindjes që dhanë misionarët…

Duke ju shërbyer të tjerëve, ne bëhemi më shumë si Shpëtimtari ynë Jezu Krishti.