Një Vështrim mbi Shpejtësinë me të Cilën po Rritet Kisha anembanë Globit

    Rritja e Kishës Mormone anekënd Botës

    mormon-missionaries-mtc.jpg
    Më shumë se 70 000 misionarë mormonë shërbejnë anekënd botës.

    Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha SHDM ose Mormonët) filloi me gjashtë anëtarë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1830 dhe tani ka më shumë se 15 milionë anëtarë në mbarë botën, dhe më shumë njerëz po i bashkohen Kishës çdo vit (shih “Worldwide Statistics [Statistikat Mbarëbotërore]”, mormonnewsroom.org/facts-and-statistics). Hidhini një vështrim një informacioni të mëtejshëm mbi funksionimin dhe rritjen e Kishës anekënd botës.

    Çfarë bën Kisha mormone?

    Anëtarët e Kishës mblidhen në më shumë se 30 000 bashkësi anekënd globit. Bashkësitë mblidhen çdo javë, të dielave, në godinat e tyre vendore kishtare për të adhuruar Perëndinë dhe për të mësuar rreth ungjillit të Tij. Kisha e Jezu Krishtit ka në funksionim gjithashtu 4 918 qendra të historisë familjare në 153 vende, ku, si anëtarët e Kishës, ashtu edhe joanëtarët, mund të gjejnë informacion mbi paraardhësit e tyre. Që nga viti 1985, Kisha ka dhënë ndihmë humanitare, përfshirë ndihmë në raste katastrofash natyrore si dhe për refugjatët, në 189 vende. Ajo financon gjithashtu nisma mbarëbotërore për mirëqenie të tilla si programe për karrige me rrota për njerëzit me paaftësi dhe programe vaksinimi (shih “Humanitarian Aid and Welfare Services Basics: How Donations and Resources Are Used” [“Baza të Ndihmës Humanitare dhe Shërbimeve për Mirëqenie: Si Përdoren Dhurimet dhe Burimet”] mormonnewsroom.org/ article/humanitarian-aid-welfare-services-breakdown-donations-costs-resources dhe “Worldwide Statistics [Statistikat Mbarëbotërore]”, mormonnewsroom.org/facts-and-statistics). Arsimimi është gjithashtu një përparësi për Kishën, e cila drejton katër universitete dhe kolegje dhe ka të regjistruar mbi 407 900 studentë në moshën e ­shkollës së mesme në programin e vet të seminarit për rininë.

    church-2-growth-around-the-world

    Çfarë bëjnë misionarët mormonë?

    Një pjesë e madhe e rritjes së Kishës vjen nëpërmjet përpjekjeve të misionarëve mormonë. Misionarët mormonë janë një nga elementët më të dallueshëm të përpjekjeve për përhapjen e Kishës. Në fakt, Kisha ka mbi 74 000 misionarë anekënd botës (shih “Missionary Program” [“Programi Misionar”], mormonnewsroom.org)! Nëse e keni pyetur veten ndonjëherë thjesht se kush janë misionarët mormonë, ata janë anëtarë të zakonshëm të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme të cilët zgjedhin të shpenzojnë mes 1,5 dhe 2 viteve duke u dhënë mësim të tjerëve si vullnetarë pa pagesë e kohëplotë, dhe që përpiqen fort që të jenë shërbëtorë të Jezu Krishtit. Qëllimi i tyre kryesor është t’i ndihmojnë njerëzit që të vijnë te Krishti duke u dhënë mësim mbi ungjillin e Tij të rivendosur. Misionarët mormonë jo vetëm që e shpenzojnë kohën e tyre duke u dhënë mësim njerëzve për Jezu Krishtin, ata gjithashtu e ndjekin shembullin e Krishtit duke shpenzuar kohë në shërbim të njerëzve në komunitetet e tyre.

    SEO-church-4-growth-around-the-world

    Çfarë janë tempujt mormonë?

    Përveç godinave kishtare që përdoren për adhurim të rregullt të dielave, shenjtorët e ditëve të mëvonshme adhurojnë në tempuj anekënd botës. Presidenti Tomas S. Monson, Presidenti i Kishës, shpjegoi: “Për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tempulli është vendi më i shenjtë në tokë. Ai është shtëpia e Zotit” (“Bekime të Tempullit”, Ensign, ose Liahona, tetor 2010, f. 13).

    Në disa prej dekadave të fundit, numri i tempujve mormonë është rritur jashtëzakonisht për t’iu përshtatur rritjes mbarëbotërore të Kishës. Nga mesi i vitit 1981, Kisha kishte vetëm 19 tempuj në funksionim; nga fundi i vitit 2000 ishin 100 tempuj në funksionim (shih Gordon B. Hinckley, “This Great Millennial Year”, Ensign, nëntor 2000, f. 68). Në shkurt 2017, ishin 155 tempuj të shenjtorëve të ditëve të mëvonshme në funksionim anekënd globit dhe 11 tempuj në ndërtim, si dhe 11 tempuj të tjerë që ishin njoftuar por për të cilët nuk kishte filluar puna ende. 11 tempujt në ndërtim përfshinin tempujt në Paris, Francë; Tuson, Arizonë; Meridian, Ajdaho; Sidër‑Siti, Juta; Romë, Itali; Konsepsion, Kili; Barrankija, Kolumbi; Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos; Durban, Afrika e Jugut; Fortaleza, Brazil dhe Lizbonë, Portugali (shih “Mormon Temples Currently Under Construction” [“Tempuj Mormonë Aktualisht në Ndërtim]”, mormonnewsroom.org). Për të parë një listë të tempujve aktualë, vizitoni temples.lds.org.

    Në ç’mënyrë mund të mësoj më shumë?

    Miliona njerëz anekënd botës kanë gjetur paqe, shoqërim dhe përgjigje për pyetjet e tyre në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Për të zbuluar se si të takoheni me misionarë mormonë në zonën tuaj, vizitoni mormon.org.