Plaku Kristoferson pranon Cmimin për Paqe në Botë

    Christofferson-India-BOM2017

    Në Pune të Indisë, më 14 gusht 2017, Plaku D. Tod Kristoferson mori Çmimin për Paqen në Botë të Filozofit Seint Shri Dnianeshvara  në Universitetin për Paqen në Botë, në emër të Kishës dhe të anëtarëve të saj.

    Ai tha: “Feja e vërtetë siguron një themel të qëndrueshëm për një shoqëri të drejtë dhe të shëndetshme. Ajo i forcon dhe i fisnikëron kombet, komunitetet dhe individët.”

    [Gjenden] më shumë se 13,000 shenjtorë të ditëve të mëvonshëm dhe 43 bashkësi [të Kishës] në Indi. Majkëll Nobel, një stër-stërnip i themeluesit të Çmimit Nobel për Paqen qe i pranishëm në ngjarjen [e mbajtur] në Qendrën për Paqen në Botë. “E keni parasysh, bota sot me të gjitha problemet e saj — ka nevojë për ju, kishën që ju përfaqësoni dhe punën tuaj. Ka nevojë për ju më tepër se kurrë”, tha Nobel. “Organizata juaj meriton mjaft mirënjohje për arritjet e saj të jashtëzakonshme humanitare.”