Rasëll M. Nelsoni Emërohet Presidenti i ri i Kishës

    President and Sister Nelson

    Rasëll M. Nelsoni është Presidenti i ri i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Njoftimi u bë sot, më datë 16.01.2018 në Solt Lejk Siti të Jutës. Presidenti Nelson, 93 vjeç, pason Presidentin Tomas S. Monson, i cili ndërroi jetë më 2 janar 2018. 

    Si President i Kishës, ai është udhëheqësi i një feje mbarëbotërore me më shumë se 16 milionë anëtarë. 

    Ai ka thirrur Elder Dallin H. Oaks, 85 vjeç, si Këshilltar të Parë dhe Henry B. Eyring, 84 vjeç, si Këshilltar të Dytë, që të shërbejnë bashkë me të në Presidencën e Parë, organi më i lartë qeverisës i Kishës.