Anetarë të Kishës Përgatitin Pako Higjenike për të Prekurit nga Tërmeti.

    People Serving
    People Serving

    Anëtarë të kishës, miq dhe familjarë të tyre u mblodhën bashkë ditën e shtunë datë 21 dhjetor 2019 për të përgatitur pako që përmbajnë produkte higjenike të cilat do t’u shpërndahen familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor i cili la shumë njerëz të pastrehë.

    Të mbledhur tok për aktivitetin e përvitshëm të Krishtlindjes, këta anëtarë zgjodhën ta festojnë këtë Krishtlindje duke u shërbyer vëllezërve dhe motrave të tyre të cilat kanë nevojë për ndihmë.

    Këto pako më pas do të shpërndahen nëpër zonat e prekura nga tërmeti së bashku me dyshekë, batanije, si edhe çadra dimërore të cilat do të montohen dhe përshtaten për këto familje në nevojë të mbetura të pastreha nga tërmeti.

    Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka vënë në zbatim projekte humanitare të ndryshme në Shqipëri. Kisha dhe anëtarët e saj u janë gjendur pranë në shumë raste katastrofash natyrore sikurse ishte edhe përmbytja e Shkodrës dhe e rrethinave të saj disa vjet më parë.

    Kids with plastic bag

    Kisha gjithashtu nëpërmjet organizates së saj humanitare “LDS Charities” [“Bamirësitë SHDM”] ka dhuruar mbi 600 karrige me rrota dhe mjete të tjera për invalidët. Gjithashtu është ndihmuar spitali i Shkodrës dhe i Vlorës me pajisje okulistike, si edhe është kontribuar në trajnimin e shumë infermierëve dhe punjonjësve socialë për invalidët.

    Veprimtari për përgatitjen dhe shpërndarjen e pakove higjenike janë zhvilluar rregullisht në të kaluarën dhe do të zhvillohen përsëri në të ardhmen. Anëtaret e Kishës janë të lumtur kur mblidhen së bashku në ngjarje te tilla. Shërbimi me dashuri dhe dhurimi i kohës dhe talenteve tona është një nga parimet bazë të anëtarëve te Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, mësime të cilat vijnë në mënyrë të frymëzuar drejtpërsëdrejti nga mësimet e krishtit.