Mesazh i Udhëheqjes Zonale

    Të punojmë së Bashku në Vreshtin e Zotit

    elder-gilmour

    Së fundi pata mundësinë të takohem me misionaret dhe misionarët të cilët po përgatiteshin për të hyrë në terrenin e misionit në qendrën e trajnimit të Misionarëve në Preston. U tregova atyre një fotografi të marrë nga përvoja ime si një misionar i ri në Misionin e Vjenës, Austri. Ishte një fotografi e imja duke qëndruar në një vresht me mbishkrimin “duke punuar në vresht” gjë që çoi në një diskutim rreth një nga pjesëve të mia të parapëlqyera të librit të Mormonit, alegoria e pemës së ullirit siç shënohet te Jakobi kapitulli 5. Në alegori, shtëpia e Izraelit (pema e ullirit), është e shpërndarë në të gjithë tokën (vreshti) 1 dhe pastaj pas një periudhe braktisjeje, Zoti i vreshtit, që është Jezu Krishti, i mbledh ata sërish të sigurt në shtëpi.

    Elder Gilmour - Labouring together in the Lords Vineyard

    Pjesa ime e parapëlqyer e këtij kapitulli fillon me vargun 70. Zoti i vreshtit dërgon shërbëtorin e tij, i përcaktuar te Doktrina e Besëlidhje 130:21 si profeti Jozef Smith, së bashku me ‘pak’ shërbëtorë të tjerë për të punuar në vresht me gjithë fuqinë e tyre për këtë herë të fundit. Kjo simbolizon fillimin e periudhës së plotësisë së kohëve dhe rivendosjen e vazhdueshme ku ne punojmë së bashku dhe krah për krah me Zotin e vreshtit, madje Jezu Krishtin2.

    TempiodiRoma_Ulivo

    Çfarë frymëzimi dhe ngushëllimi i mrekullueshëm është të dimë se nuk jemi duke punuar vetëm, dhe se kjo nuk është vetëm puna e misionarëve apo e anëtarëve, por është puna e Zotit dhe Ai na ka dërguar të gjithë, anëtarë dhe misionarë për të mbledhur Izraelin. Profetë dhe Apostuj të kësaj periudhe ungjillore na kanë thënë në mënyrë të përsëritur se “tani është koha që anëtarët dhe misionarët të bashkohen së bashku (…) [dhe] të punojnë në vreshtin e Zotit për t’i sjellë shpirtra Atij”3 

    sister-missionaries

    Presidenti Rasëll M Nelson foli për këtë punë të madhe mbledhëse në këto ditë të mëvonshme tek takimi shpirtëror mbarëbotëror në qershor 2018. Ai tha:

    “këto me siguri janë ditët e mëvonshme dhe Zoti po e përshpejton punën e Tij që Izraeli të mblidhet. Ajo mbledhje është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në tokë sot. Asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga rëndësia, asgjë tjetër nuk krahasohet për nga madhështia. Dhe nëse e zgjidhni, nëse e dëshironi, ju mund të jeni një pjesë e madhe e saj. Mund të jeni një pjesë e madhe e diçkaje të madhe, diçkaje të madhërishme, diçkaje madhështore!

    Kur flasim për mbledhjen, po themi thjesht këtë të vërtetë themelore: çdonjëri nga fëmijët e Atit tonë Qiellor, në të dyja anët e velit e meriton ta dëgjojë mesazhin e ungjillit të rivendosur të Jezu Krishtit.”4

    Në vargjet 52 deri në 68 Zoti i Vreshtit shpjegon punën që do të përfshihet në mbledhjen ose shartimin e degëve të pemës së ullirit. Ai u bën thirrje shërbëtorëve të tij që të“gërmo[jnë] rreth tyre dhe [t’i] krasit[in] ato, dhe [t’i] plehëro[jnë] ato edhe një herë… që të gjitha të mund të ushqehen edhe një herë për të fundit herë” 5. Gjatë diskutimit tonë së bashku u kërkova atyre misionarëve të rinj që të më përshkruanin me një fjalë se çfarë është kjo përpjekje e bashkuar e misionarëve dhe anëtarëve që punojnë së bashku për mbledhjen e Izraelit. Ato fjalë përfshinin terma të tilla si dashuri, dashamirësi, miqësi, mirëbesim, kuptueshmëri, pranim, lumturi dhe gëzim.

    Alma dhe Amuleku në qytetin e Amonihës janë një shembull i shkëlqyer. Alma, misionari, ndërton mbi mësimet e Amulekut njësoj siç janë mësuar dhe veçuar të bëjnë misionarët tanë kohëplotë, por është Amuleku (anëtari) i cili e fiton vëmendjen e popullit6.

    Unë dëshmoj se teksa e pranojmë ftesën nga Zoti për të punuar krah për krah me Të, me njëri tjetrin në këtë mbledhje të madhe, ne do të bëhemi më shumë si dishepujt e vërtetë të Krishtit dhe do ta përjetojmë atë bekim gëzimi të cilin Ai ka premtuar.7


    1 Jakobi 5: 14

    2 Jakobi 5: 72

    3 Tomas S Monson, Mirësevini në Konferencë, tetor 2013.

    4 Rasëll M. Nelson, “Shpresa e Izraelit” (mbrëmje shpirtërore mbarëbotërore për rininë, 3 qershor, 2018), HopeofIsrael.lds.org.

    5 Jakobi 5: 63-64

    6 Alma 10:12 (Shih kapitujt 9-14)

    7 Jakobi 5:75 ; Xhefri R Holland, Jini me Ta e Forcojini Ata, Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2018