Dil nga lundrimi kryesor
Mesazh i Udhëheqjes Zonale

Dhurata e Krishtit për Ne

three-wise-men-seek-jesus
Elder Tunnicliffe
Plaku K. Roi Tanikllif I Shtatëdhjetë Zonal

Në shkolla të miturish dhe shërbime kishtare gjatë gjithë muajit dhjetor, fëmijët vishen me rrobë dushi dhe peshqirë për ta rivënë në skenë lindjen e Krishtit.  Historia zakonisht përfundon teksa magjistarët e gjejnë Jezusin foshnjë dhe i paraqitin Atij dhuratat e tyre prej ari, temjani dhe mirre.

Çfarë dhuratash interesante ishin këto!  Ndërsa disa besojnë se ato ishin të një natyre praktike, ka më shumë gjasë se ato u dhanë për arsye simbolike.

Këto tri dhurata që iu dhanë Jezusit, nuk janë vetëm kumtime të jetës së Tij të ardhshme,[1] por ishin lajmërime për dhuratat që Shpëtimtari ynë do të na paraqiste neve, nëpërmjet misionit dhe sakrificës së Tij Shlyese.

Ari është dhurata tipike për mbretërit,[2] sepse simbolizon mbretërimin dhe familjen mbretërore.[3]

Ari gjithashtu na kujton se si Jezu Krishti ka siguruar një udhë që ne të mund të ekzaltohemi.  Të gjithë atyre që ndjekin Jezu Krishtin si dishepujt e Tij të besëlidhjes, dhe durojnë deri në fund, do t’u jepet një “kurorë drejtësie.”[4]  Këta ndjekës të vërtetë të Krishtit janë një “fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë.”[5] Në të vërtetë, për shkak të Jezu Krishtit ne do të mundemi që një ditë të “trashëgo[jmë] frone, mbretëri, principata dhe fuqi, sundime, të gjitha lartësitë dhe thellësitë.”[6]  Ari na kujton për skeptrin e të gjitha dhuratave - ekzaltimin - që është vënë në dispozicionin tonë vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit, Mbreti i Mbretërve.[7]

Temjani vjen nga një rrëshirë e ëmbël peme dhe përdorej në ordinancat e priftërisë, në ofertat me djegie dhe në vajin për vajosjen e priftërinjve.[8]  Temjani e vë në dukje Jezusin si Prifti i Lartë i Madh,[9] por për më tepër ai na kujton se Ai është gjithashtu Qengji i Perëndisë[10] - “flijimi i madh dhe i fundit…po, i pafund dhe i përjetshëm.”[11]

Temjani na kujton për dhuratën e dashurisë së Shpëtimtarit - një dashuri që ishte aq e fuqishme sa Jezusi të jepte jetën e Tij.  “Askush s’ka dashuri më të madhe nga kjo ….”[12]

Në Dhiatën e Re, mirra zakonisht lidhet me balsamosjen dhe varrosjen për shkak të vetive të saj ruajtëse.[13] Përdorimet mjekësore të mirrës mund të simbolizojnë rolin e Krishtit si Mësuesi Shërues, dhe përdorimi i saj në varrosje mund të simbolizojë “kupën e hidhur” që Ai do të pinte kur Ai vuajti për mëkatet tona.[14]

Mirra gjithashtu na ndihmon të kujtojmë se Jezu Krishti “këput[i] lidhjet e vdekjes.”[15] Jezusi na dha dhuratën e ringjalljes.  Ai vdiq vullnetarisht, dhe e mori jetën e Tij sërish, që ne të mund bëjmë të njëjtën gjë.  Kockat e thata të të vdekurve që pa Ezekieli, një ditë do të vijnë si qenie të gjalla.[16]

Duke e pasur parasysh natyrën dashamirëse dhe vetëmohuese të Shpëtimtarit tonë, nuk duhet të jetë befasi për ne që këto dhurata që iu paraqitën Jezusit kur ishte foshnjë, janë shenjtëruar për të mirën tonë, na janë paraqitur sërish neve, dhe janë kujtues simbolikë të disa nga dhuratave më të çmuara që Shpëtimtari i jep njerëzimit.

Në Seksionin e 88 të Doktrina e Besëlidhje na thuhet:

“Sepse çfarë dobie ka një njeri, nëse një dhuratë i jepet atij dhe ai nuk e pranon dhuratën? Vini re, ai nuk gëzohet në atë që i jepet, as nuk gëzohet në atë që është dhënësi i dhuratës.”[17]

Ndoshta një nga dhuratat më të mëdha që ne mund t’i japim Shpëtimtarit tonë këtë periudhë Krishtlindjeje është që t’i kujtojmë, t’i duam fort dhe t’i marrim me të vërtetë dhuratat e Tij për ne.

Ne mundemi më pas që të kërkojmë t’ua bëjmë të njohura këto dhurata të tjerëve.

Unë dëshmoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë, i madhi Emanuel dhe dhënësi i të gjitha dhuratave të mira.

 


[1] New Era, Thoughtful Gifts, Rebeka Atkin, dhjetor 2011

[2] 1 Mbretërve 9:14, 28

[3] New Era, Thoughtful Gifts, Rebeka Atkin, dhjetor 2011

[4] DeB 29:13 (theksimi i shtuar)

[5] 1 Pjetër 2:9 (theksimi i shtuar)

[6] DeB 132:19 (theksimi i shtuar)

[7] 1 Timoteut 6:15

[8] New Era, Thoughtful Gifts, Rebeka Atkin, dhjetor 2011

[9] Hebrenjve 4:14–15

[10] 1 Nefi 10:10

[11] Alma 34:10–15

[12] Gjoni 15:13

[13] Gjoni 19:39-40

[14] DeB 19:18-19

[15] Mosia 15:8-9

[16] DeB 138:43

[17] DeB 88:33