Prill 2019

    “Ai u ringjall!”

    Savior Ressurrection 2019 Easter Message

    “Ai u ringjall!” (Mateu 28:6) Ky është mesazhi i lavdishëm i Pashkës dhe një kujtues i shkëlqyer për fitoren e Jezu Krishtit, Birin e Perëndisë.

    Shpëtimtari u ringjall, ashtu siç do të ringjallemi të gjithë ne. Ai vuajti që të mund të na vinte në ndihmë në të gjitha sprovat. Ai pagoi shpërblesën e lirimit për ne si fëmijët e Atit Qiellor që ne të mund të çliroheshim nga vdekja dhe mëkati.

    “Shpresa e gjallë” (1 Pjetër 1:3) që na jepet nga ringjallja është bindja jonë se vdekja nuk është përfundimi një hap i nevojshëm gjatë kalimit nga vdekshmëria në pavdekësi. Të gjithë ne duhet ta lëvdojmë Perëndinë për ringjalljen e sigurt që i bën të përkohshme ndarjet tona në vdekshmëri dhe që na jep shpresë dhe forcë për të vazhduar përpara.

    E falënderojmë Perëndinë për Birin e Tij, për misionin e tij në vdekshmëri dhe për shërbesën e tij si Zoti i ringjallur. Ne dëshmojmë se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë. Ai është Krijuesi, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Avokati ynë përpara Atit dhe Çliruesi. Një ditë Ai do të rikthehet për të sunduar e mbretëruar si Mbret i mbretërve dhe Zot i zotërve.