Dil nga lundrimi kryesor

Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror për Të Rinjtë në Moshë Madhore për Muajin Maj 2018

580-kearon-wwdevo

Një takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore do të transmetohet drejtpërsëdrejti në sistemin satelitor të Kishës, LDS .org, Facebook Live dhe në mjete të tjera informimi ditën e diel, 6 maj 2018. Folësit do të jenë Plaku Patrik Kiëron, i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve, dhe bashkëshortja e tij, Motra Xhenifer Kiëron. Ftohen të marrin pjesë të gjithë të rinjtë në moshë madhore (moshat 18–30 vjeç), qoftë beqarë apo të martuar, si dhe nxënësit që janë drejt përfundimit të shkollës së mesme ose të barasvlershmes së saj deri në fund të gushtit 2018.

Pak pas transmetimit të drejtpërdrejtë, një regjistrim i takimit shpirtëror do të arkivohet në devotionals .lds .org. Ky regjistrim mund të shikohet ose shkarkohet në çdo kohë. Për gjuhët e vëna në dispozicion dhe hollësi të tjera, shihni programin e transmetimit që shoqëron këtë njoftim. Regjistrimet në të gjitha gjuhët e miratuara do të jenë në dispozicion nga dita e shtunë, 12 maj 2018.

Ju lutemi, përcaktoni një datë dhe një orë për shikimin që u shërbejnë më mirë të rinjve në moshë madhore në zonën tuaj. Burime për mjetet shoqërore të komunikimit janë në dispozicion në devotionals .lds .org.