Dil nga lundrimi kryesor

Sfida 21-Ditore për Librin e Mormonit

Afrohuni më shumë te Krishti për 21 ditë.

Zbuloni se si Libri i Mormonit mund t’ju sjellë më pranë Jezu Krishtit

1 Nefi 3:7

Dhe ndodhi që unë, Nefi, i thashë atit tim: Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar, pasi e di se Zoti nuk u jep urdhërime fëmijëve të njerëzve pa përgatitur një udhë për ta, që ata të mund të plotësojnë gjënë, që ai i urdhëron.

Alma 37:44 

Pasi vër re, është po aq lehtë t’i vësh veshin fjalës së Krishtit, e cila do të të tregojë një kurs të drejtë për lumturi të përjetshme, siç ishte për etërit tanë që t’i kushtonin vëmendje kësaj busulle, që do t’u tregonte atyre një kurs të drejtë për në tokën e premtuar.

Alma 32:28

Tani, ne do ta krahasojmë fjalën me një farë. Tani, në qoftë se bëni vend që një farë të mund të mbillet në zemrën tuaj, vini re, po të jetë një farë e vërtetë, ose një farë e mirë, në qoftë se ju nuk e hidhni tej me mosbesimin tuaj, që ju t’i kundërshtoni Shpirtit të Zotit, vini re, ajo do të fillojë të fryhet në kraharorin tuaj; dhe kur ju të ndieni këto lëvizje të fryrjes, ju do të filloni të thoni me veten tuaj—Kjo duhet të jetë një farë e mirë, ose që fjala është e mirë, pasi po fillon të zmadhojë shpirtin tim; po, po fillon të ndriçojë kuptimin tim, po, po fillon të jetë e këndshme për mua.

Mosia 2:41

Dhe për më tepër, unë do të doja që ju të keni parasysh gjendjen e bekuar dhe të lumtur të atyre që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë. Pasi vini re, ata janë të bekuar në të gjitha gjërat, qoftë tokësore ashtu edhe shpirtërore; dhe nëse qëndrojnë besnikë deri në fund, ata janë marrë në qiell, që si rrjedhim të jetojnë me Perëndinë, në një gjendje lumturie të pafund. O, kujtoni, kujtoni se këto gjëra janë të vërteta; pasi Zoti Perëndi i ka folur.

Ethëri 12:27

Dhe në qoftë se njerëzit vijnë tek unë, unë do t’u tregoj atyre dobësinë e tyre. Unë u jap njerëzve dobësi, që ata të jenë të përulur dhe hiri im është i mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që përulen para meje; pasi në qoftë se ata përulen para meje dhe kanë besim tek unë, atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta.

1 Nefi 17:13

Dhe unë do të jem gjithashtu drita juaj në vendin e shkretë; dhe unë do të përgatis udhën para jush, në qoftë se ju do t’i mbani urdhërimet e mia; prandaj përderisa ju do të mbani urdhërimet e mia, ju do të drejtoheni drejt tokës së premtuar; dhe ju do ta dini se jam unë ai që ju ka udhëhequr.