Kujdesi për nevojtarët

    coverphoto

    Që nga themelimi i saj në vitin 1980, organizata LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] ka përdorur fonde prej miliona eurosh dhe miliona orë vullnetare për t’u kujdesur për nevojtarët në mbarë botën, pavarësisht nga raca, feja apo kombësia.

    Në 1985-ën, bota u vu në dijeni të një zie buke të tmerrshme në Etiopi e cila u mori jetën qindra mijëra njerëzve. Presidenti në atë kohë i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Spenser W. Kimball, u bëri thirrje anëtarëve të Kishës që të agjëronin për 24 orë dhe t’i dhuronin fondet që do të ishin përdorur për të blerë ato vakte për t’i ardhur në ndihmë Etiopisë së goditur nga zia e bukës. Anëtarë në mbarë botën u përgjigjën dhe dhuruan mbi 11 milionë dollarë. Që nga ajo kohë, anëtarë të Kishës dhe njerëz të tjerë bujarë kanë vazhduar të dhurojnë fonde.

    Kisha e Jezu Krishtit i formalizoi përpjekjet e saj humanitare nëpërmjet organizatës LDS Charities. Si një organizatë jofitimprurëse e pashoqe e financuar nga Kisha, 100 përqind e të gjitha fondeve dhe sendeve të dhuruara u shkojnë drejtpërdrejt përpjekjeve humanitare në 189 vende. LDS Charities është organizuar për të lehtësuar vuajtjen, për të përhapur mbështetjen te vetja, dhe për të siguruar mundësi për të shërbyer. Krishti dha mësim :“Në të vërtetë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua”. (Mateu 25:40) Kisha e Jezu Krishtit beson me ngulm në përgjegjësinë e saj për t’u kujdesur për të gjithë nevojtarët, ashtu siç udhëzoi Krishti .

    Nëpërmjet punës me organizata dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë, kombëtarë dhe vendorë, organizata LDS Charities është në gjendje të administrojë për nevojat dhe të përgjigjet në raste urgjencash dhe fatkeqësish natyrore.


    Vizitoni latterdaysaintcharities.org dhe shihni raportin përmbledhës të ndihmës në 2018-ën për më shumë detaje.

    Historia e origjinës së organizatës LDS Charities [Organizatës Bamirëse SHDM]: https://www.ldscharities.org/videos