4-5 Prill 2020

    Konferenca e Përgjithshme e Prillit 2020

    Konferenca do të transmetohet në sistemin satelitor të Kishës, faqet lokale dhe mjete të tjera informimi.

    Ne i ftojmë të gjithë anëtarët e Kishës që të marrin pjesë në Konferencën e Përgjithshme Vjetore të 190‑të.

    Mesazhe frymëzimi dhe udhërrëfimi do të jepen nga anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, nga Autoritetet e tjera të Përgjithshme dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës.

    Sesionet e përgjithshme për të gjithë individët dhe familjet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, më 4 dhe 5 Prill 2020.

    Konferenca do të transmetohet në sistemin satelitor të Kishës, faqet lokale dhe mjete të tjera informimi.

    Ne i nxitim anëtarët t’i dëgjojnë, t’i studiojnë dhe t’i zbatojnë këshillat e dhëna.

    Për studim vetjak, mesazhet do të jenë në dispozicion në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit], dhe në revistat e Kishës.


    Përgatituni për Konferencë

    Konferenca ofron një mundësi për të marrë zbulesë personale teksa profetët e gjallë japin këshilla dhe drejtim. Bërja e pyetjeve mund t'ju ndihmojë të përgatiteni për konferencë, duke rritur zbulimin personal ndërsa shikoni.

    Të mësoni më shumë për Autoritetet e Përgjithshme dhe Zyrtarët e Përgjithshëm mund t'ju ndihmojnë të përgatiteni për të marrë mesazhet e tyre.