Dil nga lundrimi kryesor
Action Poster

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Europë do të fillojë të premten, më 23 mars 2018 një fushatë pashke të përqendruar tek Krishti. Nisma “Gjithnjë Pranë” pritet të arrijë te miliona njerëz nëpërmjet mjeteve shoqërore të komunikimit, kartolinave dhe këndeve të internetit.

Fushata ngre pyetjen: Si të është gjendur pranë Shpëtimtari? Një material filmik i disponueshëm në 23 gjuhë paraqet mormonë nga e gjithë Europa që tregojnë se si Jezu Krishti u është gjendur pranë në kohë sprove dhe gëzimi.  Thurja #GjithnjëPranë është një përbërës qendror i fushatës.

Pol V. Xhonson, President i Zonës së Europës i Kishës së Jezu Krishti të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, tha rreth nismës që po afron të Pashkës: “Shpresa jonë është t’ua paraqitim vëllezërve dhe motrave tona mesazhin për misionin e përjetshëm të Krishtit dhe faktin që, pavarësisht se cilët jemi dhe ku mund të jetojmë, Ai është gjithnjë pranë.”

“Ishte kënaqësi shumë e madhe të shihje Fushatën e Krishtlindjes të kohëve të fundit të arrinte në 17 milionë njerëz, 6 milionë shikime dhe mbi gjysmë milionë ‘reagime’ në faqet tona të Facebook-ut. Por çfarë është Krishtlindja pa Pashkën?” tha Brajan Kordrej, Përgjegjës i Shërbimeve Botuese të Zonës së Europës.

Zona e Europës e Kishës së Jezu Krishti të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përfshin mbi 40 vende dhe shtrihet larg në veri deri në vendet nordike dhe në jugë deri në Spanjë dhe Kepin e Gjelbër.

Prodhuesja e Mjeteve Dixhitale të Komunikimit për Zonën e Europës, Rita Somfai, tha: “Ne shpresojmë se me këtë fushatë njerëzve mund t’u sillet ndër mend një kohë kur prania e Shpëtimtarit dhe ndihma hyjnore u ndie në jetën e tyre.”

Fushata synon t’i nxitë besimtarët në Krisht që t’u afrohen dhe të lidhen me njerëzit nëpërmjet diskutimit mbi mënyrën se si Shpëtimtari u është gjendur pranë në jetën e tyre.

Kordrej shton: “Shpresa jonë për këtë fushatë është të tregojmë se Shlyerja e Zotit e bën Atë pjesë të përditshme të jetës sonë dhe që Ai vërtet është atje për ne”.

Fushata do të vazhdojë për një periudhë 10‑ditore. Më shumë hollësi rreth mënyrës së përfshirjes në fushatë do të mund të gjenden [këtu] më 23 mars, ose nëpërmjet bashkësive vendore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.