Fillojnë Xhirimet për Materialet e Reja Filmike të Librit të Mormonit

    Materialet filmike do të përfshijnë elementë të rreth 60 përqind të kapitujve në Librin e Mormonit.

    Histori nga Libri i Mormonit po sillen në jetë nga një seri me materiale të drejtpërdrejta filmike të prodhuara nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Xhirimet për projektin kanë filluar në Juta dhe pritet që të vazhdojnë për gjashtë vite deri sa të përfundojnë.

    Aktorë shenjtorë të ditëve të mëvonshme, gjashtë drejtorë, 75 anëtarë profesionistë të ekipit dhe ekspertë teknikë filluan xhirimet e projektit në qershor pranë shesh-xhirimit të Jerusalemit të inskenuar nga Kisha në komunitetin qendror të Goshenit, Juta. Xhirimet e këtij viti do të zgjatin 35 ditë. Një pjesë e madhe do të përfundojë në fund të korrikut.

    Udhëheqësit e Kishës shpresojnë se biblioteka pamore e Librit të Mormonit do t’i sjellë njerëzit më afër Perëndisë dhe Jezu Krishtit, do t’i ndihmojë të kuptojnë doktrinat e dhëna mësim në këtë libër të shkrimit të shenjtë dhe do t’i frymëzojë njerëzit që të jetojnë një jetë më të mirë. 

    “[Materialet filmike] do t’i japin … [publikut] një mundësi për të mësuar më shumë mbi Krishtin dhe për ta ndier dashurinë e Perëndisë ndërsa lidhen me personazhet, e gjejnë veten te historitë, dhe e ndiejnë fuqinë e doktrinës dhe mësimeve të këtij libri të frymëzuar”, shpjegoi Motra Reina I. Aburto, këshilltare e dytë në presidencën e përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës dhe një anëtare e komitetit drejtues të projektit.

    “Libri i Mormonit është me të vërtetë një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit dhe si rrjedhojë është në qendër të besimit dhe të fesë sonë, madje gurthemeli [i tyre]”, tha Plaku Kristofel Golden i Të Shtatëdhjetëve dhe drejtor ekzekutiv i Sektori i Priftërisë dhe i Familjes.

    “Kjo nuk do ta zëvendësojë kurrë leximin e Librit të Mormonit”, tha Bler Tru, i cili po drejton dy episodet e para. “Ne duam që këto [materiale filmike] të jenë zbavitëse. Ne duam që të jenë përfshirëse. Thjesht përbën një synim tjetër në mendje. Ne po përpiqemi t’ju kumtojmë një histori shumë të rëndësishme me personazhe portretizuese që të gjithë ne i njohim dhe i kemi përzemër, dhe ne përpiqemi ta bëjmë atë në një mënyrë që të prekë njerëzit.”

    Rik Meisi, që luan rolin e Lehit, një profet i lashtë, i cili e udhëheq familjen e tij për t’u larguar nga Jerusalemi, tha: “Kam mësuar shumë më tepër rreth Lehit”

    “Ne po prodhojmë, po drejtojmë dhe po veprojmë në një mënyrë të tillë aq sa shpresojmë se materialet filmike do t’i tërheqin njerëzit te libri që ta lexojnë më në thellësi atë që kanë parë”, tha Plaku Kim B. Klark i Të Shtatëdhjetëve.

    “Ky projekt i ka sjellë shkrimet e shenjta më shumë në jetë”, shprehu regjisori Aron Merrëll. “Këto ngjarje u kanë ndodhur njerëzve që kanë jetuar vërtet. Ata kaluan përmes këtyre kohëve vërtet të vështira, përmes sfidave reale, përvojave reale. Është fantastike të shohësh se si po realizohet e gjithë kjo, të shohësh ekipin të punojë me kaq mund, aktorët të interpretojnë kaq mirë. Me pak fjalë ka një pasion dhe një dashuri të madhe për projektin.”

    Materialet filmike të Librit të Mormonit paraqesin një trupë të ndryshme aktorësh me burra, gra dhe fëmijë. “Ne kemi përvoja emocionale. Ne nuk jemi thjesht njerëz që i kanë mësuar përmendsh fjalët”, shpjegoi aktori Rik Meisi, që luan rolin e Lehit, një profet i lashtë, i cili e udhëheq familjen e tij për t’u larguar nga Jerusalemi. “Kam mësuar shumë më tepër rreth Lehit dhe e kam marrë gjithmonë për të mirëqenë atë dhe tani me siguri ai është një nga profetët e mi më të preferuar për atë që iu desh të kalonte”, tha Meisi. “Ai si njeri më ngjall interes.”

    Xhekson Vanderverken debuton në rolin e birit të Lehit, Nefit, një figurë e shquar në Librin e Mormonit. “Është njësoj si të jetosh jetën e dikujt për të cilin kemi lexuar gjithnjë.”

    Tatum Kinikuy, e cila luan bashkëshorten e Nefit, tha: “Ne po krijojmë diçka që është e veçantë për kaq shumë njerëz dhe diçka për të cilën kam lexuar qëkurse kam qenë vajzë e vogël dhe tani mund ta sjell në jetë, ta bëj të vërtetë dhe ku mund të gjesh vetveten. … Shpresoj që njerëzit të mund të mësojnë nga kjo familje.”

    Motra Aburto shtoi: “Ky projekt do t’i ndihmojë gratë sot ta gjejnë veten në këto rrëfime, në të cilat gratë dhe burrat këshillohen dhe punojnë së bashku teksa kalojnë përmes sfidave dhe udhëtimit vetjak të besimit”.

    Përveç roleve kryesore të caktuara, prodhimi i vitit 2017 përfshin edhe 150 figura plotësuese, 5 deve, katër gomarë, dhi, dele dhe kuaj. Regjisorët gjithashtu kanë punuar për t’i bërë skenat reale duke mbledhur objekte autentike dhe duke filmuar në shesh-xhirime në mbarë botën. Informacioni mbi trupën e aktorëve është i mundësuar në internet.

    Materialet e para filmike të Librit të Mormonit janë planifikuar të shfaqen në vjeshtën e vitit 2018. Pjesë nga projekti do të xhirohen në vende të ndryshme të Amerikës së Veriut.

    “Nuk është aspak magjepsëse” tha Beki Sueizi, e cila ka marrë pjesë në shesh-xhirim për të mbikëqyrur flokët dhe makijazhin e aktorëve për prodhimin. “Është vapë dhe ka gjarpërinj e akrepa dhe djegie nga dielli e erë dhe nuk ka hije, por është e mrekullueshme.”

    Materialet e para filmike të Librit të Mormonit janë planifikuar të shfaqen në vjeshtën e vitit 2018. Pjesë nga projekti do të xhirohen në vende të ndryshme të Amerikës së Veriut. Materialet filmike do të përfshijnë elementë të rreth 60 përqind të kapitujve në Librin e Mormonit.

    Materialet e reja filmike të Librit të Mormonit do të jenë të ngjashme me “The Life of Jesus Christ Bible Videos [Materiale filmike nga Bibla mbi Jetën e Jezu Krishtit]” që u përfunduan në vitin 2016. Kur të jetë përfunduar, kjo bibliotekë pamore e Librit të Mormonit, do të përfshijë deri në 180 segmente të materialeve filmike, tre deri në pesë minuta të gjata, si dhe deri në 60 pjesë të tjera filmike prej 10‑20 minuta secila. Regjisorët po ia përafrojnë skenarin tekstit të shkrimit të shenjtë të Librit të Mormonit, por disa dialogë janë shtuar për të ndihmuar në rrëfimin e historive të librit.

    Seritë e materialeve filmike të Librit të Mormonit po xhirohen në gjuhën angleze, por sigurisht do të mundësohen në gjuhë të tjera.

    Materialet filmike do të mundësohen në kanalin e ri të YouTube tek Materialet Filmike të Librit të Mormonit, në platformat LDS.org, Mormon Channel dhe në programet kompjuterike ekzistuese të Librit të Mormonit dhe Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për përdorim në klasat e Kishës, në punën misionare dhe në shtëpitë e shenjtorëve të ditëve të mëvonshme për t’i parë privatisht dhe me familjen. Kohëzgjatja e pjesëve filmike dhe rezolucioni i lartë i figurës gjithashtu do të mundësohen sipas kërkesës për projekte pa qëllim tregtie.

    Xhekson Vanderverken debuton në rolin e birit të Lehit, Nefit, një figurë e shquar në Librin e Mormonit.