#NdriçojeBotën

    Dita 9 - Jezusi i Vizitoi të Vetmuarit dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

    Isha në burg dhe erdhët tek unë.

    Mateu 25:36

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Vizitoni një azil. Studimet tregojnë se 60% e personave nuk kanë asnjëherë vizitorë.

    • Ftojeni një burrë ose grua të ve për darkë.

    • Identifikojeni dikë që do të jetë vetëm për krishtlindje. Ftojeni atë të marrë pjesë në një shërbim në Kishë me ju Ditën e Krishtlindjes.

    • Dërgojini një mesazh miqësor me celular dikujt që mund t’i nevojitet për të ngritur moralin.

    • Dërgojini një letër ose mesazh dikujt që aktualisht po jeton larg shtëpisë.

    • Gjeni dikë në lagjen tuaj që nuk e keni takuar asnjëherë. Çojini një vakt për krishtlindje dhe prezantoni veten.

    • Në punë, shkollë ose Kishë, uluni pranë një personi të ri dhe njihuni me të.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin