#NdriçojeBotën

    Dita 25 - Dishepujt e Jezusit e Ndoqën Atë dhe Kështu Mund të Bëjmë edhe Ne

    Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.

    Gjoni 13:15

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Kthejini disa nga idetë për 25 Ditë nga ky muaj në qëllime vjetore të Vitit të Ri.

    • Gjeni një pikturë të Jezu Krishtit që ju frymëzon dhe vendoseni në shtëpinë tuaj ku mund të shërbejë si një kujtues.

    • Mësoni më shumë se si ta ndiqni shembullin e Shpëtimtarit.

    • A keni pak kohë pushim për festat? Përkushtojani një ditë shërbimit vetëmohues ndaj dikujt që e doni.

    • A morët një dhuratë të çmuar por të panevojshme? Gjeni një shoqatë bamirësie ku ajo mund të hyjë në punë.

    • Regjistrohuni për të ndihmuar në mensën për të varfrit ose depon e ushqimeve.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin