Dil nga lundrimi kryesor

#NdriçojeBotën

Dita 24 - Jezusi u Kujdes për Njerëzit e Tij të Dashur dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Gjithçka … që ju dëshironi t’ju bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre.

Mateu 7:12

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Planifikoni një program të veçantë për Vigjiljen e Krishtlindjes me familjen dhe miqtë tuaj.

  • Lini një dhuratë anonime për një pjesëtar të familjes.

  • Gjeni një çast për t’i shkruar ditëlindjet e të gjithë miqve tuaj në telefonin tuaj celular.

  • Shkoni rreth tavolinës së ngrënies sonte dhe thuajini secilit person përse e doni.

  • Shkruajini një mesazh në celular një miku të vjetër që ka qenë në mendjen tuaj së fundi.

  • Pusullat me shkrim dore janë të veçanta. Dërgojeni një të tillë.

  • Mbrojeni emrin e mirë të dikujt! Mos bëni thashetheme!

  • Përpiquni të jeni dëgjues më i mirë. Mbani kontakt me sy, bëni pyetje dhe mos prisni thjesht që t’ju vijë radha për të folur.

  • A po kalon miku/mikesha juaj një kohë të vështirë? Ofroni që të bëni ushqime për të, ta ndihmoni në shtëpi ose thjesht të gjeni kohë për ta dëgjuar.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin