#NdriçojeBotën

    Dita 23 - Jezusi ishte Paqebërës dhe Ju Mund të Jeni i Tillë

    Duani armiqtë tuaj, bekoni ata që ju mallkojnë, u bëni të mirë atyre që ju urrejnë, dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë.

    Mateu 5:44

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij.

    • A duhet t’i kërkoni ndjesë dikujt? Merrni vendimin për të vepruar.

    • Bëni një dhurim për t’i ndihmuar refugjatët nga rajonet e shkatërruara nga lufta.

    • Sot thoni gjëra të këndshme për të tjerët pas shpinës së tyre.

    • Jezu Krisht na ofron paqe. Lexojeni Gjonin 14:27 dhe diskutoni me familjen ose miqtë se si ta gëzoni më mirë paqen e Shpëtimtarit.

    • Gjeni kohë për të dëgjuar dikë me një pikëpamje të ndryshme. Mos bëni debate. Thjesht dëgjoni.

    • Sillni më shumë paqe në jetën tuaj nëpërmjet muzikës qetësuese.

    • Ndihmoni për të mbyllur një mosmarrëveshje midis pjesëtarëve të familjes ose miqve.

    • Shmangeni retorikën luftarake në internet për një ditë (ose përgjithmonë).

    • Përgëzojeni ose buzëqeshini dikujt që ka pasur një ditë të vështirë.

    • Uluni me njerëzit tuaj të dashur për të planifikuar një shkëputje qetësuese si familje nga rutina ditore.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin