Dil nga lundrimi kryesor

#NdriçojeBotën

Dita 22 - Jezusi Tregoi Mirënjohje dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.

Mateu 6:21

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Jepini një dhuratë të thjeshtë postierit tuaj për t’i ngritur humorin gjatë periudhës së tyre më të ngarkuar me punë.

  • Bëni një lutje mirënjohjeje të pastër. Pa kërkesa. Thjesht falënderime.

  • Shkruajini një letër falënderimi dikujt që ka ndikuar për mirë në jetën tuaj.

  • Mbusheni shtëpinë ose zyrën tuaj me pusulla befasuese falënderimi që njerëzit t’i zbulojnë gjatë ditës.

  • Nisni një bllok shënimesh për të shkruar gjërat për të cilat jeni mirënjohës çdo ditë.

  • Bëni një zotim për të mos u ankuar gjatë një dite. Çdo herë që e shkelni zotimin, ju duhet të bëni një përgëzim ndaj dikujt.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin