Dil nga lundrimi kryesor

#NdriçojeBotën

Dita 2 - Jezusi i Nderoi Prindërit e Tij dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Ndero atin [tënd] dhe nënën [tënde].

Mateu 15:4

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Telefonojini (jo t’u dërgoni mesazh me celular) prindërve tuaj.

  • Shkruajuni një shënim me dorë prindërve tuaj ose prindërve të bashkëshortit/es.

  • Mësoni rreth një paraardhësi dhe tregojeni historinë e tij. Për ndihmë, provojeni faqen FamilySearch.org.

  • Kërkojuni prindërve këshillë mbi prindërimin ndaj vetë fëmijëve tuaj.

  • Krijoni një regjistrim zanor për historitë e jetës së prindërve tuaj.

  • Caktoni një bashkëbisedim me video çdo javë me prindërit tuaj.

  • Merrni një tufë me fotografi të vjetra dhe kthejini në format elektronik për prindërit tuaj.

  • Publikojeni në median shoqërore një karakteristikë pozitive që e trashëguat nga prindërit tuaj.

  • Çojeni familjen tuaj të bëjë punë shtëpie në shtëpinë e prindërve tuaj.

  • Tregojuni prindërve tuaj se si ata kishin të drejtë për diçka. Jini konkretë!


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin