Dil nga lundrimi kryesor

#NdriçojeBotën

Dita 17 – Jezusi e Nderoi Shabatin dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?

Mateu 12:12

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Fikeni telefonin tuaj për disa orë sot.

  • Merrni pjesë në një shërbim fetar në zonën tuaj.

  • Vizitojeni një pjesëtar të familjes.

  • Mësoni përmendsh një shkrim të shenjtë të parapëlqyer ose një citim fetar.

  • Zbuloni paraardhësit tuajt duke bërë historinë tuaj familjare. Faqja Family Search mund t’ju ndihmojë të filloni. 

  • Ftojeni dikë për darkën e së dielës.

  • Shpenzoni pak kohë duke e përditësuar ose filluar historinë tuaj vetjake.

  • Shkruajini disa mënyra se si ju mund t’i afroheni më shumë Perëndisë.

  • Përkraheni një biznes që mbyllet të dielën, … nesër.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin