#NdriçojeBotën

    Dita 15 - Jezusi Adhuroi Nëpërmjet Këngës dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

    Gëzohuni dhe ngazëllohuni.

    Mateu 5:12

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Ftojeni një mik që të marrë pjesë në shërbimin e adhurimit Ditën e Krishtlindjes për të kënduar himne dhe për ta adhuruar Perëndinë.

    • Shpërndajeni interpretimin tuaj të parapëlqyer të një himni krishtlindjeje në median shoqërore.

    • Dëgjoni himne krishtlindjeje një ditë të tërë.

    • Këndoni disa këngë krishtlindjeje në bashkëbisedimet në internet.

    • Mësoni një himn të ri krishtlindjeje.

    • Bëni një listë me këngë krishtlindjeje dhe shpërndajeni.

    • Përfshini një program muzikor në festimet tuaja për Vigjiljen e Krishtlindjes.

    • Shkoni këndoni këngë krishtlindjeje për burrat dhe gratë e veja si dhe të vetmuarit në lagjen ose bashkësinë tuaj të Kishës.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin