#NdriçojeBotën

    Dita 14 - Jezusi Na Mësoi t’i Veshim të Zhveshurit dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

    Isha i zhveshur dhe më veshët.

    Mateu 25:36

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Mblidhni veshje dimri (të vjetra ose të reja) për strehën tuaj vendore të të pastrehëve.

    • Mësojeni nga një mbret i mençur se si duhet t’i duam ata që janë në nevojë (Mosia 4:14–27).

    • Mësoni disa aftësi bazë qepjeje ose ndihmojeni dikë tjetër të bëjë të njëjtën gjë.

    • Ftojini fëmijët tuaj t’i kontrollojnë veshjet e tyre dhe të gjejnë dy veshje të mira që mund t’i dhurojnë në një dyqan bamirësie për veshje të përdorura.

    • Thurni një kësulë për një të porsalindur dhe dhurojeni atë në spitalin tuaj vendor.

    • Blini qeska ngrohëse për duart dhe jepuani ato njerëzve që punojnë (ose jetojnë) jashtë në të ftohtë.

    • A keni blerë veshje të reja kohët e fundit? Dhurojini disa gjëra të vjetra në një shoqatë bamirësie ose në një dyqan bamirësie për veshje të përdorura.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin