#NdriçojeBotën

    Dita 12 - Jezusi u Dha Mësim të Tjerëve dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

    Ju do të mblidheni shpesh së bashku.

    3 Nefi 18:22

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Shpërndajeni mësimin ose historinë tuaj të parapëlqyer të Jezusit në median shoqërore.

    • Kalojuani fëmijëve tuaj diçka që e mësuat nga prindërit ose gjyshërit tuaj.

    • Jepiani mësim një pjesëtari të familjes ose një miku diçka që keni mësuar kohët e fundit nga shkrimet e shenjta.

    • Ftojini miqtë në shtëpinë tuaj për Mbrëmjen me Familjen.

    • Regjistrohuni për të treguar këshilla profesionale në ditën e karrierës në shkollë.

    • Dilni vullnetar për ta ndihmuar trajnerin e një ekipi sportiv për të rinjtë.

    • Shikoni një material filmik udhëzues në internet për të mësuar aftësi të reja që mund t’u sjellin dobi të tjerëve.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin