#NdriçojeBotën

    Dita 11 - Jezusi u Dha Shërbesë Fëmijëve dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

    I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë.

    Marku 10:14

    Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

    • Pyetini fëmijët tuaj se për çfarë mendojnë se duhet të lutet familja juaj.

    • Si dhuratë krishtlindjeje, blini një pikturë të Jezu Krishtit për dhomën e fëmijës suaj. Mësojini fëmijës suaj rreth dashurisë së Shpëtimtarit për të.

    • Dilni vullnetar për t’i ndihmuar në studime studentët e zonës.

    • Lexoni me fëmijët tuaj rreth mënyrës se si Jezu Krishti ndërveproi me fëmijët dhe i deshi ata (Marku 10:13–16).

    • Regjistrohuni për të qenë një kujdestar për fëmijët në rrezik.

    • Bëni plane për ta marr secilin nga fëmijët tuaj në një veprimtari vetëm për vetëm me ju.

    • Mësojini fëmijës suaj se si të lutet përpara se të shkojë në shtrat.

    • Bëni çfarëdo që kërkohet për të gjetur kohë për darkën familjare.

    • Kur fëmijët tuaj janë duke ju folur, lini mënjanë çdo gjë për t’i dëgjuar.


    Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

    Shkarko Kalendarin