Dil nga lundrimi kryesor

#NdriçojeBotën

Dita 1 - Jezusi i Ngriti Barrët e të Tjerëve dhe Kështu Mund të Bëni edhe Ju

Falas morët, falas jepni.

Mateu 10:8

Gjatë krishtlindjes, na kujtohet që Jezu Krishti është drita e botës. Këtë vit, ne kemi një mundësi të mrekullueshme për ta shpërndarë atë dritë duke zgjedhur që të bëjmë gjërat që bëri Jezu Krishti. Çdo ditë që na çon drejt krishtlindjes, ne do të përqendrohemi te një sjellje e ndryshme e ngjashme me të Krishtit dhe do të japim sugjerime për mënyra në të cilat mund t’i përngjajmë shembullit të Tij. 

  • Lutuni dhe kërkojini Atit Qiellor t’ju vërë më shumë në dijeni për ata rreth jush që kanë nevojë për t’ua mbajtur barrët vetjake.

  • Dilni vullnetar për ta ndihmuar një mik gjatë ndërrimit të banesës.

  • Mësoni më shumë për njerëzit që po kalojnë nëpër procesin e shërimit nga varësitë.

  • Lexojeni Mateun 11:28–30 dhe më pas diskutoni me të tjerët se si mund të na ndihmojë Shpëtimtari gjatë sfidave më të vështira të jetës.

  • A është duke rënë borë jashtë? Merreni lopatën tuaj për të pastruar rrugicën e një fqinji të moshuar.

  • Tregoni një përvojë në median shoqërore kur lutja ju ndihmoi të mbani një barrë.

  • A njihni ndonjë kujdestar për një të moshuar ose të rritur me paaftësi? Gjeni pak kohë për ta vizituar kujdestarin. Pyeteni nëse ka ndonjë porosi që mund ta kryeni për të.

  • Studentë: Ofrohuni të mbani çantën e shpinës së dikujt. Përpiquni dhe mendoni për dikë që vërtet mund t’i nevojitet pak mirësi.


Në 25 Mënyra. Gjatë 25 Ditëve.

Shkarko Kalendarin