Dil nga lundrimi kryesor

Çmimi “Vlerat Familjare” 2017

Për kontributin e shquar dhe përpjekjet e palodhshme të Fondacionit Fundjavë Ndryshe në shërbim të familjeve shqiptare, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (Kisha e SHDM-Mormonët) i prezanton Fondacionit Fundjavë Ndryshe, çmimin “Vlerat Familjare” për vitin 2017.

Kisha ia dhuron çmimin “Vlerat Familjare” atyre individëve ose organizatave në arenën publike, puna dhe influenca e të cilëve ka nje impakt të ndjeshëm dhe pozitiv mbi rolin dhe mirëqënien e familjes në shoqëri. Fitues të mëparshëm të këtij vlerësimi në Shqipëri, përfshijnë Znj. Bardhylka Kospiri, Zëvendës Ministre në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, dhe Znj. Liljana Luani, mësuese pranë shkollës Pashko Vasa në Shkodër. Në nëntor 2016, çmimi “Vlerat Familjare” për Evropën, ju dha Dr. (med) Anna Záborská (Slovakia), si edhe Z. Luigi Morgano, anëtarë të parlamentit Evropian në Bruksel.

Fondacioni Fundjavë Ndryshe, ndonëse në hapat e tij të parë, ka pasur një ndikim të menjëhershëm në shoqërinë shqiptare duke krijuar një rritje të ndërgjegjësisë dhe përgjegjësisë qytetare në shërbim të shtresave më të prekshme të shoqërisë duke u siguruar atyre mundësinë e një jete me më shumë dinjitet dhe mundësi për të qënë të suksesshëm. Në veçanti, ne vlerësojmë kontributin e këtij fondacioni dhe të stafit të tij në shërbim të krijimit të një platforme të mirëfilltë qytetare që jo vetëm përcjell, por edhe nxit krijimin e forcave sinergjike shoqërore në shërbim të një kauze që shkon dhe shikon përtej ndasive fetare, gjinore, etnike, etj. Për më tepër, puna e kësaj organizate në shërbim të familjeve shqiptare evidenton se ekziston një mënyrë më e mirë për të hedhur poshtë ciklin e varfërisë dhe të vuajtjes. Ne i mbështesim përpjekjet dhe qëllimet e kësaj organizate dhe e përgëzojmë atë për zotimin, mirësinë, dhe dedikimin e saj.

Për të nderuar këto veprimtari dhe qëllime që reflektojnë vlerat më të mira të cilat një shoqëri mund të evidentoj, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme do të organizojë një ceremoni vlerësimi prej 90 minutash në datën 10 Shkurt 2018, në orën 18:00, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë me njerëz të ftuar dhe anëtarë të publikut të përgjthshëm. Evenimenti do të zhvillohet në kuadrin e mbylljes së ekspozitës fotografike “Ikonografi Moderne”, dhe do të pasohet nga ceremonia e dhënies së çmimit si edhe një fjalim të shkurtër nga fituesi i çmimit “Vlerat Familjare” në Shqipëri për vitin 2017.