Dil nga lundrimi kryesor
Takimi Shpirtëror Mbarëbotëror për Të Rinjtë në Moshë Madhore Ballë për Ballë me

Plakun Kuentin L. Kuk

no-light-rays

Më 9 shtator 2018, në orën 18:00 MDT, Plaku Kuentin L. Kuk do të drejtojë ngjarjen Ballë për Ballë për të rinjtë në moshë madhore. Kjo do të ndërthuret me një takim shpirtëror mbarëbotëror. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt nga Navuja historike në Ilinois dhe do të përqendrohet te Rivendosja e ungjillit. Plakut Kuk do t’i bashkohen dy historianët e Kishës, motra Keit Holbruku dhe vëllai Met Groui. Ata do t’iu përgjigjen pyetjeve nga të rinjtë në moshë madhore nga e gjithë bota.

Kjo ngjarje do të përqendrohet edhe te Shenjtorët, historia e re rrëfyese e Kishës. Ne ju ftojmë t’i lexoni kapitujt e parë këtu.

Për të marrë pjesë, ne ju ftojmë të mblidheni me familjen, anëtarët e lagjes ose miqtë tuaj në një ndërtesë instituti. Ju mund ta shihni ngjarjen në kohë reale në faqen LDS në Facebook ose YouTube (Mormon Channel).