Bibla

    Ne e duam dhe e nderojmë Biblën. Bibla është fjala e Perëndisë. Ajo gjithnjë identifikohet e para në veprat tona të kanonizuara, te “veprat standarde” tonat.

    Bibla

    Çfarë është Bibla e Shenjtë?

    Bibla e Shenjtë përmban fjalë për fjalë brenda faqeve të saj, Shpirtin shërues e që të kthen në besim të Krishtit, I Cili i ka ndryshuar zemrat e njerëzve për shekuj me radhë, duke i shtyrë ata të luten, të zgjedhin shtigje të drejta dhe të kërkojnë për ta gjetur Shpëtimtarin e tyre.

    Bibla e Shenjtë ka emrin e duhur. Ajo është e shenjtë sepse aty mësohet e vërteta, e shenjtë sepse na ngroh me frymën e saj, e shenjtë sepse aty mësojmë ta njohim Perëndinë dhe t’i kuptojmë marrëdhëniet e Tij me njerëzit dhe e shenjtë sepse dëshmon nëpër të gjitha faqet e saj për Zotin Jezu Krisht.

    Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë te kanonizimi i hapur i shkrimeve të shenjta, që do të thotë se ka libra të tjerë shkrimesh të shenjta përveç Biblës (të tillë si Libri i Mormonit) dhe se Perëndia vazhdon ta zbulojë fjalën e Tij nëpërmjet profetëve të gjallë. Shpesh ngrihet argumenti se, të jesh i krishterë do të thotë të mbështetësh parimin e një shkrimi të shenjtë të vetëm, ose të faktit se Bibla e përmban të gjithë fjalën e Perëndisë. Por të pretendosh se Bibla është fjala përfundimtare e Perëndisë – në mënyrë më specifike – fjala përfundimtare e shkruar e Perëndisë – do të thotë të pretendosh më shumë për Biblën nga sa ajo pretendon për veten. Askund në Bibël nuk shpallet se të gjitha zbulesat nga Perëndia do të mblidheshin në një vëllim të vetëm për t’u mbyllur përgjithnjë dhe se nuk mund të merrej më asnjë zbulesë e mëtejshme për shkrimet e shenjta.)


    Lexojeni Biblën (në dispozicion vetëm në anglisht)


    “Jap dëshmi solemne se ne jemi besimtarë të vërtetë e të plotë të Zotit Jezu Krisht dhe të fjalës së Tij të zbuluar nëpërmjet Biblës së Shenjtë. Ne, jo vetëm që e besojmë Biblën – ne përpiqemi fort t’i ndjekim parimet e saj dhe ta japim mësim mesazhin e saj.”

    – M. Rasëll Ballard (Ensign, maj 2007, f.82)