Njoftim për Shtyp

    Konferenca e Përgjithshme një kohë për të dëgjuar një profet bashkëkohor

    President Nelson, Elder Eyring, Elder Oaks
    first-presidency-2018-official-portrait

    Miliona njerëz do të mblidhen fundjavën e ardhshme më 6 dhe 7 prill për të marrë pjesë në Konferencën e Përgjithshme vjetore të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

    Një nga tiparet dalluese të Kishës është besimi se Perëndia ende po u flet profetëve bashkëkohorë për t’i drejtuar dhe udhëzuar fëmijët e Tij ashtu siç Ai bëri me Moisiun, Abrahamin dhe të tjerë në kohët biblike. Konferenca e Përgjithshme është një kohë kur dy herë në vit anëtarët dhe miqtë e Kishës së Jezu Krishtit arrijnë të dëgjojnë zërin udhëzues të Zotit nëpërmjet profetit, Presidentit Rasëll M. Nelson.

    Gjatë konferencës, së bashku me Presidentin Nelson, shumë udhëheqës të tjerë të Kishës do të kenë mundësinë të flasin, duke përfshirë anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Ashtu si profeti, apostujt gjithashtu marrin udhërrëfim dhe zbulesë nga Perëndia, ashtu siç morën Pjetri, Jakobi, Gjoni dhe Pali nga Dhiata e Re. Përgjegjësia kryesore e një apostulli është të dëshmojë për Krishtin dhe t’i ftojë të gjithë të kthehen te Shpëtimtari dhe të krijojnë marrëdhënien e tyre me Të.

    quorum-twelve-2018-group-portrait

    Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjatë konferencës së fundit të përgjithshme të prillit tha: “Unë dëshmoj se Jezu Krishti është shëlbuesi ynë i ringjallur dhe i gjallë dhe unë premtoj se Ai do të na udhëzojë, mbrojë dhe forcojë ndërsa ecim në butësinë e shpirtit të Tij”.

    Konferenca gjithashtu do të paraqesë udhëheqëse dhe udhëheqës të tjerë të lartë të Kishës.

    Të gjithë ftohen të marrin pjesë në Konferencën e Përgjithshme Vjetore për të dëgjuar mesazhet frymëzuese dhe për të mësuar më shumë për Jezu Krishtin.

    christ-ordaining-the-apostles

    Programi i Konferencës së Përgjithshme për Muajin Prill 2019:

    • Sesioni i përgjithshëm i priftërisë për meshkuj të moshave 12 dhe më të mëdhenj, do të zhvillohet të dielën, më 7 prill, në orën 02:00 CET.
    • Sesionet e përgjithshme për të gjithë anëtarët do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën, më 6 dhe 7 prill, ora 18:00 dhe 22:00 CET.

    Konferenca do të transmetohet në internet në faqen ChurchofJesusChrist.org dhe do të jetë në dispozicion në mbi 80 gjuhë, përfshirë dhe gjuhën shqipe, ku anëtarët dhe miqtë e Kishës ftohen të shohin dhe të marrin pjesë. Ndiqni etiketimin #KonferencaEPërgjithshme në mediat shoqërore për të parë se si fjalët e profetëve dhe apostujve kanë frymëzuar miliona njerëz.

    Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ka mbi 16 milionë anëtarë në mbarë botën, me mbi gjysmë milioni anëtarë dhe 1400 bashkësi në Europë.

    BN_LDS_Conf_Morning
    BN_LDS_Conf_Morning